ARKATANA

De Biasi: Tarashaj nuk do të luajë kurrë me Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
HW

Gianni De Biasi do të shohë në fushë më shumë shqiptarë, se ata të cilët ka në dispozicion më 11 qershor në Lens. Trajneri i Kombëtares në intervistë për mediat zvicerane sqaroi se nuk e donte Zvicrën si kundërshtare pikërisht për këtë fakt.

“Nuk e prisnim të luanim me Zvicrën. Është një ndeshje e çuditshme, pasi aty luajnë shumë shqiptarë, do të ishte mirë ta kishim shmangur, por tani ndodhi. Ata quhen ‘tradhëtar’ nga shqiptarët, sepse zgjodhën të luajnë për një vend tjetër. Unë mendoj se gjithkush duhet të jetë i lirë në zgjedhjen e tij. Ata kaluan fëmijërinë atje dhe janë përshtatur dhe ndihen zviceranë, por në zemër do të mbetet gjithmonë shqiptarë”, ka thënë De Biasi për gazetën “Blick”.

Trajneri italian th se është interesuar për lojtarë të tjerë, të cilët janë pjesë e ekipeve të moshave ë Zvicrës, por Shani Tarashaj sipas tij nuk do të luajë kurr ëpr Shqipërinë për sa kohë që ai është trajner.

Në këtë moment, a nuk është një rast i tillë i hapur: Shani Tarashaj?

Unë kam folur me të. Ai më tha se nuk do të mendojnë për momentin mbi çështjen e kombëtares. Nëse dikush nuk e ka vullnetin e menjëhershëm, atëherë ai nuk përbën më interes për mua.

Me të vërtetë?
Po!

Hidromorava

Por dera mbetet e hapur?
Jo!

Nuk ka shanse që ky lojtar të jetë pjesë e Shqipërisë?

Për sa kohë që unë jam atje, jo! Duhet të vijë një trajner i ri, që është i interesuar për Tarashajn.

Ai luan në kombëtaren U-21 zvicerane. Çfarë ndodh, nëse ju thërret dhe ju pyet: A mund të bashkohem me ju?

Kur kam filluar punën në Shqipëri, katër vjet më parë, kam kontaktuar disa lojtarë. Kur ndjeva se vullneti i vërtetë ishte kombëtarja e kombit të tyre, kam marrë shumë kënaqësi. Kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen. Unë kam një grup të bashkuar dhe që përshtatet. Së pari, ai nuk do të zgjerohet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.