De Biasi: Shala gaboi, porosit Etrit Berishën

Gianni de Biasi ka deklaruar se Herolind Shala ka mundur të gjejë klub më të mirë se Sparta e Pragës.
Trajneri i kombëtares, Gianni de Biasi, nuk është dukur shumë i lumtur me kalimin e Shalës te Sparta e Pragës.
Duke folur për televizionin OraNews, trajneri ka thënë se Shala ka pasur mundësi më të mira, por nuk e mohon se Sparta e Pragës është avancim për lojtarin.
Ai ka thënë se edhe Etrit Berisha duhet të ndërroi skuadër pasi është e patolerueshme të qëndroi rezervë te Lazio.