Nuk po merr minuta tek Elfsborgu, Zeneli flet për të ardhmen e tij
Arbër Zeneli nuk po kalon në formë aspak të mirë tek Elfsborgu.
Me ardhjen e trajneri të ri në krye të shtabit teknik të suedezëve, ai ka humbur edhe pozitën e titullarit, shkruan Gazaeta Express.
Në një intervistë për mediumi suedez “Goteborgs-Posten”, tha se është kthyer këtu për të dhënë kontributin e tij për këtë skuadër.
“E qartë është se ka qenë e vështirë. Jam kthyer tek Elfsborgu për ta ndihmuar ekipin dhe është e qartë se dua ta jap kontributin në fushën e lojës. Të gjithë futbollistët e duan këtë. Por ka qenë paksa e vështirë”, ka thënë Zeneli.
Pasi nuk po gjen minuta, Arbëri foli edhe për të ardhmën e tij tek ky klub.
“Deri tani nuk e kam menduar të ardhmen. Por do të shohim. Nëse vazhdon kështu, duhet të mendojmë edhe për atë. Për momentin vetëm dua ta pranoj situatën pozitivisht dhe të stërvitem fort”, ka deklaruar ai.
Zeneli në shtatë ndeshjet e fundit asnjëherë nuk ka luajtur si startues, teksa u inkuadrua vetëm në tri ndeshje në 20-30 minutat e fundit.
Që nga transferimi i tij tek Elfsborgu, Zeneli ka realizuar pesë gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat./Gazeta Express