ARKATANA

De Biasi nervozohet me kosovarët

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gianni de Biasi ka filluar të bëhet nervoz me futbollistët kosovar, të cilët janë me dy mendje se për cilën përfaqësueses të luajnë: Kosovën apo Shqipërinë. Strategu italian lojtarët kosovar duhet të marrin shembull Lorik Canën, Gianni de Biasi ndihet i bezdisur nga fakti që herë pas herë në Kombëtaren shqiptare “lind” një çështje kosovarësh.

Duke marrë shkas nga rasti më i fundit, ai i Loret Sadikut, trajneri i Shqipërisë, ndryshe nga e kaluara, tani vendos të jetë më pak diplomat.

Ai në një intervistë për ‘Panorama Sport’ ka thënë se lojtarët kosovar duhet të marrin shembull Lorik Canën, i cili që përveçse është lider në skuadër, është edhe një patriot i flaktë.

Mister, Loret Sadiku ka zgjedhur përfundimisht Kosovën. Këtë e konfirmoi edhe trajneri Albart Bunjaki dy ditë më parë?

Nuk jam në dijeni të kësaj zgjedhjeje apo të një vendimi përfundimtar të Sadikut. Cilado që të jetë zgjedhja e tij ne do ta respektojmë.

Nuk keni pasur asnjë kontakt me futbollistin?

Jo, nuk kam patur, por ai e di se është tashmë pjesë e projektit të Kombëtares shqiptare dhe është në planet tona. Nuk ëhstë nevoja që ta themi këtë papushim, sepse po flasim për profesionistë.

Curri gjithashtu ka deklaruar pak ditë më parë se do të luajë për Kosovën. A ka një strategji për t’i dhënë fund këtyre mëdyshjeve, apo tifozët shqiptarë dhe kosovarë duhet të jenë të përgatitur që të dëgjojnë për “rokada” të tilla edhe në të ardhmen?

FIDANISHTJA

Atëherë dua të jem i qartë në këtë pikë: Sadiku është një lojtar i mirë dhe e velrësoj për potencialin që ka, por edhe nëse nuk vjen, Shqipëria do të vazhdojë të mbijetojë… Dua të them se nuk mund të vendosim disa standarde që nuk i bëjnë mirë skuadrës. Detyra ime si trajner është që të thërras lojtarët më të mirë në qarkullim dhe më në formë. Nëse dikush nuk vjen, ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse të respektojmë zgjedhjen e tyre, por duke e pasur ndërgjegjen e pastër se unë dhe stafi i FSHF-së e kemi bnërë detyrën. Shpresoj që edhe nga ana e lojtarëve të ketë një korrektësi të këtij standardi.

Në ç’kuptim e thoni “të ketë korrektësi”?

Në kuptimin që lojtarët duhet të jenë të bindur nëse duan të zgjedhin Shqipërinë, ose një kombëtare tjetër. Nuk mund të ketë kësi zvarritjesh ose mëdyshjesh vazhdimisht dhe Shqiopëria të jetë njëri ndër opsionet. Ose zgjedh Shqipërinë, ose nëj skuadër tjetër dhe mbaron këtu. Nuk është mirë që i lënë gjithnjë gjërat evazive dhe kërkojnë të mbajnë hapur disa dyer. Kjo nuk më pëlqen dhe duhet të marrë fund.

Si duhet të marrë fund, kur mund të ketë të pakënaqur edhe në të ardhmen që mund të shohin Kosovën si opsion për të luajtur, siç ishte edhe rasti i Ujkanit?

Duhet të marrë fund dhe të sillen si burra, duke ndjekur rastin e Canës. Edhe ai është shqiptar nga trojet e Kosovës, por ka bërë një zgjedhje dhe e respekton atë. Është treguar profesionist i vërtetë, por ndërkohë është edhe një patriot i flaktë. Të kuptohemi drejt: këtë thirrje nuk e kam vetëm për lojtarët me origjinë nga Kosova, por edhe për ata shqiptarë të tjerë që në disa raste kanë luajtur me dy porta. Kjo nuk na bën mirë as ne as atyre.

A ju shqetëson fakti që Valdet Rama nuk ëhstë grumbulluar fare në ndeshjet e fundit te Valadolidi?

Sigurisht që nuk mund të jem i kënaqur me situatën e Ramës. Është i mistershëm fakti që nga një lojtar që po luante titullar nuk grumbullohet më… Ndoshta ka pasur edhe diçka brenda klubit, por më vjen keq, sepse Rama është pjesë e rëndëisshme e jona dhe duhet që të luajë sa më shumë.