FITORJA

De Biasi: Lila, emri i duhur për Parmën

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Andi Lila do të bashkohet me skuadrën e Parmës dhe tekniku italian nuk ka se si të mos jetë i kënaqur me këtë transferim.

Gianni De Biasi fërkon duart. Një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare prek ëndrrën italiane. Andi Lila do të bashkohet me skuadrën e Parmës dhe tekniku italian nuk ka se si të mos jetë i kënaqur me këtë transferim që ndikon në rritjen personale të lojtarit në aspektin individual dhe rritjen e sigurisë së kuqezinjve në repartin e tërhequr. Në një intervistë dhënë për faqen e specializuar Parmalive.com, De Biasi zbulon karakteristikat e Lilës për tifozët emiljanë. “Është një lojtar muskuloz me forcë të madhe fizike. I lartë 183-184 cm, vrapon shumë dhe është dinamik. Është i zoti në goditjet me kokë dhe ato nga distanca. 7 ditë më parë shënoi një gol spektakolar ndaj PAOK-ut. Në fushën e lojës nuk bën asnjëherë hapa pas dhe për mendimin tim mund të bëjë shumë punë te Parma”, thekson trajneri i Shqipërisë.

Mobi Casa

I pyetur se cilat janë rolet që Lila mund të mbulojë në fushë De Biasi shton: “Unë e kam përdorur në shumë pozicione, si në të majtën ashtu edhe në të djathtën por edhe në mesfushë. Gjatë viteve të fundit te PAS Janina ka luajtur si mesfushor qëndror por unë e shikoj mirë edhe në krah sepse vrapon shumë. Gjithsesi ai mbetet një xhol dhe në moshën 28-vjeçare ka arritur kulmin sepse karriera e tij nuk është karakterizuar nga dëmtimet e shumta. Ka pjekurinë e duhur për të luajtur në kampionatin italian dhe unë uroj që të bëjë mirë”. Për të gjithë tifozët e Parmës që nuk janë shfaqur entuziastë për blerjen e shqiptarit, De Biasi ka një përgjigje: “U them atyre se Lila ka një eksperiencë ndërkombëtare sepse ka luajtur me kombëtaren. Ne barazuam në Francë, por kemi fituar në Norvegji e Portugali. Tifozët e Parmës duhet të harrojnë të shkuarën dhe të shikojnë të tashmen sepse skuadra ka nevojë për lojtarë që luftojnë për 95 minuta dhe kjo është një karakteristikë e Lilës”.

Në fund të intervistës, trajneri italian i kombëtares kuqezi i këshillon skuadrës së Parmës të hapë edhe më shumë dyert ndaj tregut të lojtarëve shqiptarë duke theksuar se ka shumë elementë që mund të bëjnë një rrugëtim të suksesshëm në futbollin e gadishullit apenin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.