De Biasi kërkon pikë ndaj Portugalisë

Gianni de Biasi e ka paralajmëruar Portugalinë se nuk ka shkuar në Alveiro për shëtitje. Strategu i Kombëtares shqiptare synon të paktën një barazim nga përballja e sotme, e cila zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
Kombëtarja shqiptare i ka bërë të gjitha përgatitjet për ndeshjen e sontme ndaj Portugalisë, e cila do të luhet në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016
Gianni de Biasi e ka paralajmëruar Portugalinë se nuk ka shkuar në Alveiro për shëtitje. Ai synon të paktën një barazim nga përballja e sotme, e cila zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.
“Një barazim do të ishte i mirë, por le të shohim se çfarë do të na ofrojë loja. Ne kemi ardhur këtu për të zhvilluar lojën tonë dhe provuar shanset tona. E respektojmë kundërshtarin, por sigurisht që nuk kemi ardhur këtu për shëtitje, do të mundohemi të mos gabojmë në veprimet mbrojtëse dhe do të sulmojmë atëherë kur duhet të sulmojmë”, ka deklaruar italiani.
Në fund edhe një koment për mungesën e madhe të kësaj sfide, De Biasi këmbëngul se edhe pa të Portugalia mbetet një kundërshtar i rrezikshëm pasi deklaroi.
“Portugalia do të jetë pa Cristiano Ronaldon, lojtar i një rëndësie maksimale dhe me kualitet të madh, por ka të tjerë që mund të bëjnë diferencën si Moutinho, Raul Meireles dhe Nani”, ka deklaruar ai.