Eko Higjiena

De Biasi: Do t`i pyes lojtarët nga Kosova cilat janë planet e tyre

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gianni de Biasi thotë se nuk i di arsyet përse Samir Ujkani u largua nga kombëtarja shqiptare. Ai tregon se si u informua nga portieri kosovar i Palermos për një gjë të tillë. Ai u pyet edhe për kosovarët tjerë. Shqipëria nisi të hënën grumbullimin, para miqësores së nesërme me Maltën.

“Nuk kam asnjë replikë me Ujkanin. Mori një vendim që ai e pa të arsyeshëm dhe thjesht e respektoj vendimin e tij. Nuk e di se çfarë arsyesh ka pasur që është larguar. Më dërgoi vetëm një mesazh në celular, nëpërmjet programit “whats app”.

FIDANISHTJA

Sa i përket bisedës me kosovarët e kombëtares për të ardhmen e tyre ai tha: “Do të bëjë një bisedë shumë të qartë me të gjithë lojtarët nga Kosova gjatë këtyre ditëve, madje që sot. Do të sqarojmë cilat janë planet e tyre për të ardhmen dhe çfarë pres unë. Unë dua të kem një ide të qartë se çfarë do të bëjnë ata me ne.

Nëse duan të hipin në këtë makinë për të shkuar në Paris, atëherë ata nuk duhet të zbresin më gjatë rrugës. Duhet të jetë një zgjedhje përfundimtare dhe të japin fjalën e tyre, përndryshe do të ndryshojmë rrugën dhe në këtë mënyrë do të ndryshojmë lojtarët”./tribuna/