UBT

Daut Xhemajli e Xhevat Bislimi janë diletant të PDK-së

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Kandidati i PDK’së për Kryetar të Komunës së Vitisë, Nexhmedin Arifi ka reaguar ndaj koalicionit të lidhur mes Degës së PDK’së në Viti me kandidatin e AAK’së për kryetar të këtij qyteti.

Kështu, Arifi i ka quajtur udhëheqësit e Degës, Daut Xhemajlin e Xhevat Bislimin si njerëz që e kanë ngulfatur demokracinë dhe kanë punuar vetëm për interesat e tyre personale.

Sipas Arifit koalicioni me AAK’në shtë ilegal.

Ai ka thënë se dy udhëheqësit e PDK’së në këtë qytet janë diletant politik që nuk e përfaqësojnë PDK’në.

“Dy njerëz të cilët për vite me radhë ngulfatën demokracinë e brendshme të partisë, me veprimin e fundit të tyre diletant politik, treguan se nuk kanë qenë, e as nuk janë të përcaktuar në vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës. Ata me vetëdije e vullnet hapur janë deklaruar se përkrahin një subjekt tjetër politik, në këtë rast AAK-në. Shprehur në mënyrë koncize ata janë larguar nga Partia Demokratike e Kosovës. Këtu nuk ka asgjë të keqe për shkak se, tek e fundit, në mjedise demokratike secili ka të drejtë të ushtroj aktivitetin e tij politik aty ku e sheh të arsyeshme”, thuhet në reagimin e Shtabit Zgjedhor të PDK’së në Viti, të cilin e udhëheq Nexhmedin Arifi.

Eco Higjiena

“Koalicioni, që kinse dega e PDK-së në Viti ka lidhur me AAK-në, për ne është inekzistent. PDK, dega në Viti, ka formuar Shtabin Zgjedhorë i cili po punon me intenzitet të lartë për fitorën e sigurt të kandidati për kryetar nga radhët e saj, z. Nexhmedin Arifi”, njofton në reagimin e saj PDK, transmeton express.

Sipas Arifit, veprimet e udhëheqjes së PDK’së në Viti janë ilegale.

“Për më keq veprimet e tyre kan qenë ilegale. Lidhur me këto çështje ne jemi prononcuar edhe më herët. Ne nuk njohim asnji strukturë të dalur nga sajimet subjektive improvizuese e përjashtuese të Xhevat Bislimit e Daut Xhemajlit. Prandaj, ata nuk kan të drejtë të flasin në emër të degës së PDK-së në Viti sepse kryesia, në emër të së cilës ata flasin, është ilegjitime dhe ilegale. Është ilegjitime sepse nuk e ka njohur elektorati i PDK-së, dega në Viti, e as organet qëndrore të partisë. Është ilegale sepse nuk janë respektuar dispozitat bazë të statutit të Partisë, në bazë të të cilave bëhet organzimi i zgjedhjeve të brendshme”.

Sipas Arifit, Xhemajli dhe Bislimi tashmë nuk janë as në PDK.

“Ata tashmë janë larguar nga koncepti i Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo është e drejtë e tyre. Mirëpo ata nuk kan të drejtë morale e as ligjore të thirrën në emër të Partisë Demokratike të Kosovës’, njofton Sektori për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti”, thuhet në njoftimin e Arifit.