Mobi Casa

DASH-i, Qeverisë: Veprimet e pakoordinuara rrezikojnë mundësitë që janë krijuar ndër vite me ndihmën e SHBA-së

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, ka paralajmëruar se veprimet e fundit të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës mund të rrezikojnë mundësitë që vendi ka krijuar me ndihmën e ShBA-së.

Gjatë një konference për shtyp, Miller u pyet nga një gazetare serbe nëse do të ndërmerren masa kundër kryeministrit Albin Kurti për “shkelje të vijave të kuqe.”

Ai refuzoi të spekulonte mbi veprimet e mundshme në të ardhmen, por theksoi shqetësimin e ShBA-së lidhur me vendimet e fundit të pakoordinuara nga lidershipi i Kosovës.

“Besojmë se këto vendime rrezikojnë mundësitë që e kemi ndihmuar Kosovën t’i krijojë,” tha Miller.

UBT

Zëdhënësi gjithashtu nënvizoi partneritetin e fortë që ShBA-ja ka pasur me Kosovën që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008, dhe inkurajoi qeverinë e Kosovës të vazhdojë të punojë ngushtë me partnerët e saj ndërkombëtarë.

“ShBA-ja e ka mbështetur fuqishëm integrimin e plotë të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar si një demokraci sovrane e multietnike,” shtoi ai.

Në përfundim, Miller përsëriti rëndësinë e angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv të Kosovës me ShBA-në, BE-në, NATO-n, dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, duke theksuar se ky mesazh është bërë i qartë qeverisë së Kosovës si publikisht ashtu edhe privatisht./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.