ARKATANA

Dallojmë shumë me AAK-në

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Dardan Molliqaj thotë se Lëvizja “Vetëvendosje” ka dallime të mëdha me AAK-në e Ramush Haradinajt. Sipas tij, në rast se vendi shkon në zgjedhje, do të bëjnë një listë të përbashkët me përfaqësues të shoqërisë civile dhe partinë e Fatmir Limajt.

Sekretari organizativ i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj, është i bindur se shkuarja me një listë të përbashkët zgjedhore me partinë e Ramush Haradinajt do të ishte gabim shumë i madh.

Kjo për faktin se, sipas tij, Lëvizja “Vetëvendosje” dallon shumë me AAK-në.

Këto komente Molliqaj i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se me partinë e Haradinajt kanë dallime të mëdha ideologjike.

“Dallimi tjetër është mungesa e gatishmërisë së AAK-së që vendimet për listë të përbashkët t’i bazojnë në kritere dhe në parime e jo në teke të cilësdo parti pjesëmarrëse”, ka shtuar Molliqaj.

Uji Dea

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” Molliqaj ka folur edhe për partnerët e mundshëm të koalicionit, në rast se vendi do t’i nënshtrohej një procesi zgjedhor.

Ky subjekt politik, sipas Molliqajt, është i interesuar që të bëjë listë të përbashkët me shoqërinë civile dhe partinë e Fatmir Limajt, “Nismën për Kosovën”.

Ai ka folur edhe për emrat e mundshëm për kryeministër me të cilët do të garonin në zgjedhje.

Sipas tij, Visar Ymeri dhe Albin Kurti janë kandidatët e mundshëm, ndërkohë ka mohuar mundësinë që në këtë fazë për kryeministër të propozohej dikush tjetër, duke përfshirë anëtarë të rëndësishëm të “Vetëvendosjes” siç janë Glauk Konjufca dhe Shpend Ahmeti./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.