FIDANISHTJA

Daku: Tani koha për atdheun Kuq e Zi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mirlind Daku e pati një fundjavë të suksesshme pasi kontribuoi në fitoren e Rubin Kazanit ndaj PFC Sochi në Premierligën ruse.

Futbollisti kosovar e shënoi njërin prej dy golave të ekipit të tij në fitoren 2:0.

E tash, përfaqësuesi shqiptar u është bashkuar Kuqezinjve për dy sfidat e rëndësishme të muajit nëntor, kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, shkruan “Gazeta Express”.

“Ndjenjë e mirë që e ndihmova ekipin që ta arrijë një fitore të re. Tani koha për atdheun Kuq e Zi”, ka shkruar sulmuesi gjilanas në rrjetet sociale, ndërsa fotos ia ka përcjellë një figurë me flamur kombëtar.

Uji Dea

Daku u bë sensacion tek Kuqezinjtë pasi e dha kontributin e tij në ndeshjet e shtatorit dhe të tetorit, teksa pritet të jetë pjesë e Shqipërisë në rast të kualifikimit në Euro 2024.

“Shqiponjat” janë shumë afër ta bëjnë një gjë të tillë dhe Daku shpreson të shkëlqejë dhe të shënojë edhe në ndeshjet e nëntorit për t’i dërguar Kuqezinjtë në Gjermani.

Pasi ishte injoruar nga Kombëtarja e Kosovës, ish-futbollisti i Ballkanit e zgjodhi Kombëtaren shqiptare, tek e cila u bë menjëherë protagonist dhe mjaft i dashur për tifozët. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.