Fundamenti

Daku: Për veteran lufte kanë aplikuar edhe struktura të UDB-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ahmet Daku kryetar i shoqatës së veteranëve të luftës në Gjilan tha për rajonipress se deri tani kanë aplikuar mbi 1200 veta. Sipas tij në mesin e atyre që kanë aplikuar ka edhe struktura të UDB-së dhe njerëz që luftën e kanë parë vetëm nga distanca.

Ecuria e aplikimeve për veteran të luftës së UÇK – së, në degën e Gjilanit, ka ngjallur interesim të madh , por njëkohësisht edhe reagime tek ushtarët e vërtetë. Ahmet Daku kryetar i veteranëve të luftës në Gjilan tha për rajonipress se deri tani aplikacionet i kanë marrë mbi 1400 veta kurse i kanë dorëzuar 1200.

“Interesimi ka qenë jashtëzakonisht i madh si nga veteranët ashtu edhe nga grupacionet e ndryshme të qytetarëve të Komunës së Gjilanit. Vlen të theksohet se kanë aplikuar edhe një pjesë e strukturave UDB – së, dhe ministrisë se famshme që kanë luftuar nga Gjermania dhe anasjelltas” tha Daku.

Mobi Casa

Daku tha se kjo ka qenë një fyerje e rëndë për ne si bartës të këtij procesi. “Nuk e kam kuptuar se si nuk kanë pasur mëshirë të vijnë e të aplikojnë këto struktura udbashe kur dihet se sa i kanë bërë dëm atdheut, popullit ku asnjëherë nuk dolën së paku publikisht e t`i kërkojnë falje këtij populli” shprehet i revoltuar Daku.

Ai thotë se edhe ata të cilët kanë marr përgjegjësi për t`i dal në mbrojtje popullit dhe atdheut, kanë ikur jashtë vendit dhe kanë luftuar në vende të ndryshme si në Shqipëri, Itali Gjermani besa edhe në SHBA. “Këta njerëz i kanë shfrytëzuar taksat e familjeve tona , të popullit tim për t`i dal zot atdheut, e në fakt kjo kategori që sot kërkon të marrë statusin e veteranëve ato mjete i kanë shfrytëzuar në ushqime luksoze për familjet e tyre, hotele dhe paga të majme” tha Daku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.