RCCOLA

Daku: Gjilani komuna e parë me Strategji Komunale kundër Dhunës në Familje

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal u aprovua unanimisht Strategjia Komunale kundër dhunës në Familje 2014-2018. Omer Daku, nënkryetar i komunës i cili ishte i angazhuar drejtpërdrejte si koordinator në hartimin e kësaj strategjie, thotë për rajonipress se është ndarë jashtëzakonisht i lumtur që puna e gjatë e këtij mekanizmi u kurorëzua me sukses. “Jam i lumtur që me këtë rast Gjilani bëhet komuna e parë në Kosovë që fenomeni i dhunës në familje do të trajtohet në mënyrë institucionale”.

Daku thotë se një sukses i tillë nuk do ishte arritur pa mbështetjen e vazhdueshme teknike dhe profesionale të UN WOMEN si dhe të UNKT dhe pa mbështetjen e kryetarit të komunës Qemajl Mustafa.

Ai falënderon të gjithë akteret e angazhuar deri në finalizim të kësaj strategjie, ku deri në finalizim të kësaj u organizuan shume debate, tryeza dhe punëtori.

Mobi Casa

Daku është i bindur se kjo strategji do të implementohet, sepse për këtë janë bërë edhe hapa konkret paraprakisht si nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit të të gjithë aktereve kryesor të ndërlidhur me këtë fushë si dhe angazhimi i një koordinatore të kësaj fushe kundër dhunës në familje..

Sipas Dakut angazhimi i madh i kryetarit të komunës, nënkryetarit të komunës, qendrës për rehabilitimin e gruas “Liria” dhe gjithë këtij mekanizmi më së miri dëshmohet me rastin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së komunës së Gjilanit në mesin e 10 komunave më të mira në nivel botëror (në Nju Jork nga ana e UN Women)./rajonipress/