GRANDEMALL

Daka: Jemi të gatshëm për zgjedhje

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Nëse Kosova do të shkojë në zgjedhje, ato do të monitorohen edhe nga anëtarë të shteteve tjera, pjesë e Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë, pasi tashmë KQZ-ja është pjesë e këtij institucioni. Valdete Daka flet për sfidat nëse do të kërkohen zgjedhje të parakohshme.

Ndonëse asgjë nuk ka konkrete në planin politik, mosvotimi i Demarkacionit dhe Asociacionit të Komunave Serbe ka shtuar zërat se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kërkesë kjo e vazhdueshme e partive opozitare. Në këtë situatë, në Komisionin Qendror Zgjedhor thonë se janë të gatshëm për zgjedhje, nëse ato mund të kërkohen nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, apo në rast të shpërbërjes së Kuvendit.

Mobi Casa

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Valdete Daka, në një intervistë për “Zërin” ka folur për përgatitjet e këtij institucioni, në rast të kërkesës për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme. Daka ka thënë se nëse kërkohen zgjedhje, do të ketë “ilaç” edhe për problemet që ishin shfaqur në zgjedhjet e fundit, siç janë ndër të tjera edhe defektet në listat e zgjedhësve.

Ajo, po ashtu, ka folur për aspiratat e KQZ-së, në këtë kontest edhe anëtarësimin në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhorë Evropianë, që mund të jenë vëzhgues të zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.