Hidromorava

Vllasi: Çfarëdo llogarie që po bën VV-ja me këtë cirk në Kuvend, keq e ka!

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

“Çfarëdo llogarie që po bën VV-ja me këtë cirk në Kuvend, keq e ka. Sepse, pasojat po i shkaktohen popullit dhe shtetit. Nëse kështu mendohet të shkohet në zgjedhje të reja, edhe më keq”, ka thënë Vllasi në një prononcim për IndeksOnline.

Sot ka dështuar seanca e 33-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Gjithë këtë situatë, njohësi i çështjeve politike në vend, Azem Vllasi e ka quajtur cirk politik, me pasoja serioze për qytetarët dhe për shtetin.

“Çfarëdo llogarie që po bën VV-ja me këtë cirk në Kuvend, keq e ka. Sepse, pasojat po i shkaktohen popullit dhe shtetit. Nëse kështu mendohet të shkohet në zgjedhje të reja, edhe më keq”, ka thënë Vllasi në një prononcim për IndeksOnline.

FIDANISHTJA

Sipas tij, gjithë kjo situatë po e dëmton shtetin e Kosovës.

“Ky cirk po e dëmton imazhin e Kosovës edhe para miqve tanë në Perëndim dhe kudo. Serbët po bëjnë hajgare me neve. Thonë se kjo është dëshmi se nuk dimë të bëjmë shtet. E zgjidhja është shumë e lehtë. Tjetër kandidat për kryetar të Parlamentit, edhe më të mirë se kandidatja që nuk po kalon, dhe qeveri të koalicionit”, tha tutje ai gjatë bisedës.

As në seancën e sotme nuk u arrit miratimi i propozimit për formimin e Komisionit Zgjedhor, hap ky i domosdoshëm për votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit.

Seancat janë duke u thirrur çdo 48 orë, por mungesa e kuorumit dhe konsensusit politik ka bllokuar funksionalizimin e legjislativit dhe formimin e institucioneve të reja, duke thelluar edhe më shumë krizën parlamentare./IndeksOnline/