FITORJA

Daçiq: Azilkërkuesit nga Serbia janë romë dhe shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq deklaroi dje në Beograd se vendosja e sërishme e vizave ka për të lënë pasoja të rënda për Serbinë, por edhe Bashkimin Evropian

Daçiq ka propozuar që Serbia të paguaj harxhimet për 10,000 azilantë që janë në Evropë.

“Fjala është për së paku 10.000 azilantë në tërë Evropën… Ne do të paguajmë për ata 10.000 azilantë harxhimet meqë ky do të ishte dëmi më i vogël për Serbinë se sa heqja e vizave”, tha Daçiq për gazetarë gjatë një pushimi të shkurt në tryezën lidhur me tregti me njerëz në Evropën juglindore, transmeton beta.

Fundamenti

Daçiç ka theksuar se do të kërkojë nga vendet e BE-së listën me emrat e azilkërkuesve, ndërsa ai ka theksuar se ndryshimi i rrethanave jetësore për këta qytetarë që braktisin vendlindjen është një proces i gjatë.

Daçiq tha se mes azilantëve që shkojë në Evropë më së shumti ka romë dhe shqiptarë.

“Ti largojmë nga autobusi romët dhe shqiptarët, këtë nuk do ta lejojë Bashkimi Evropian”, ka thënë Daçiq, duke folur për masat që duhet ndërmarrë për parandalimin e “azilantëve të rrjeshëm”./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.