UBT

Dacic: Të këmbejmë veriun me Luginën e Preshevës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka vlerësuar se Prishtina dhe Beogradi me lehtësi do të mund të pajtoheshin për këmbim territoresh, që do të thoshte këmbimin e veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, e cila është e banuar kryesisht me shqiptarë.

“Mirëpo, diçka e tillë nuk do të ishte e pranueshme për Washingtonin. Atje vlerësojnë se kjo do të shkaktonte një luftë të re në Maqedoni”, ka thënë Dacic në një intervistë për Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Eco Higjiena

Dacic ka thënë se Serbia nuk dëshiron një shtet të vogël serb në Kosovë, siç është Republika Srpska në Bosnjë e Hercegovinë, por dëshiron që serbëve t’iu mundësohet të “bashkohen në rajon, që do të ishte vetëm edhe një në mesin e disa të tjerëve në Kosovë, çfarë janë edhe në Evropë “.

Ai e ka cilësuar si “të pabazë” frikën në Kosovë se dhënia e më shume kompetencave për Asociacionin e komunave serbe do të çonte në separatizëm. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.