ARKATANA

Daci: Bashkohuni, e shkurtojani jetën kësaj Qeverie

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Lidhja Demokratike e Dardanisë me një ceremoni ka shënuar 7 vjetorin e themelimit të saj, në të cilën lideri i këtij subjekti politik, Nexhat Daci, u ka bërë thirrje partive opozitare që të unifikohen për t’ia shkurtuar jetën qeverisë aktuale.

Në një fjalë rasti, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci tha se shteti i Kosovës dhe LDD-ja kanë dy të përbashkëta, pasi të dyja kanë lindur me prerje cezariane.

Ai tha se LDD-ja u përjashtua nga institucionet, nga koncepti i shtet ndërtimit dhe nga vjedhja industriale e votave.

Uji Dea

Daci u ka bërë thirrje partive opozitare që të unifikohen për t’ia shkurtuar jetën kësaj qeverie, e cila sipas tij, ka dështuar në sektorët kyç, si: në arsim, shëndetësi, ekonomi e të tjera.

Ai tha se ky vit duhet të jetë vit i qeverisjes së vitit 2004 me një kryeministër energjik që ishte vlerësuar lart puna e tij.

Një fjalë përshëndetës në këtë tubim e ka mbajtur edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, i cili ka lexuar një telegram urimi të kreut të kësaj partie, Ramush Haradinaj./Telegrafi/