UBT

Costa: Shpresoj që të largohen masat ndaj Kosovës – është kohë për të ecur përpara

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë një konference për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur nga gazetarja e Telegrafit, Jehona Hulaj, lidhur me mundësinë e largimit të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Costa tha se masat janë të lidhura me nevojën për de-përshkallëzim të tensioneve në rajon, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe se shpreson që situata të stabilizohet për të mundësuar heqjen e tyre.

“Këto masa janë të lidhura me nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet në rajon dhe në veri të vendit. Dhe ajo që dëshiroj është që sa më shpejt të kemi këtë de-përshkallëzim, e më pas të mund të ecim përpara dhe t’i heqim këto masa. Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë një prirje të re, por të jenë përjashtim që konfirmon rregullin se ju jeni plotësisht të angazhuar në këtë rrugë evropiane për të de-përshkallëzuar dhe, siç tha Zonja Presidente dje, për t’u angazhuar në këtë dialog mes Beogradit dhe Prishtinës”, deklaroi Costa.

Ai theksoi se e ardhmja evropiane e Kosovës është e lidhur ngushtë me normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe me përkushtimin ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja.

“Shpresoj që ngjarjet e fundit të mos përfaqësojnë prirje të re, por të jenë përjashtim që konfirmon se jeni të angazhuar për të shtensionuar situatën dhe për të ecur përpara në rrugën evropiane”, ka thënë ai.

ARKATANA

Costa e quajti zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor si “investimin më të madh gjeopolitik” të Bashkimit Evropian.

“Është një mundësi e madhe për Ballkanin Perëndimor dhe është thelbësore që të vazhdohet me agjendën e reformave dhe të përfitohen benefitet e saj. Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në dobi të qytetarëve dhe ky proces është jetik për rrugëtimin tuaj drejt Bashkimit Evropian”, theksoi Costa.

Presidentja Vjosa Osmani, nga ana e saj, theksoi se Kosova i ka përmbushur kërkesat e BE-së për heqjen e masave.

“Qytetarët tanë pa asnjë dyshim janë më pro evropianet në tërë rajonin dhe në tërë kontinetin tonë. Dhe nëse integrimi evropian është një rrugë që kërkon besim, përkushtim dhe durim, atëherë është koha që kjo të reflektohet përtej fjalëve dhe më hapa konkret sa i përket integrimit të shtetit tonë në BE. Presim që nën udhëheqjen tuaj të bëjmë këta hapa përpara dhe që nën udhëheqjen tuaj Kosovës t’i hapet përfundimisht rruga drejtë BE-së.

“Në mënyrë që të ndodh kjo natyrisht që shpresojmë besojmë që shtete anëtare më në fund pajtohen që të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, të cilat dëmtojnë interesat e qytetarëve tanë dhe projektet kyçe që lidhen me vet inegrimin evropian. Këtë verë po bëhen dy vite nga vendosja e masave. Çdo minutë më shumë me masat në fuqi është një minutë më shumë padrejtësie dhe një minut më shumë larg jetësimit të endërres eviopiane të qytetarëve tanë“, u shpreh Osmani./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.