Corroticasi, Shaip Bajrami veprimtar dhe humanist…

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Humanisti dhe veprimtari i çështjes kombëtare z. Shaip Bajrami, shumë herët u morrë me aktivitete që kanë të bëjnë për kauzën kombëtare e veçanërisht në aspektin humanitar, i cili sot e asaj dite vazhdon pa u ndalur që t’u ndihmojë të varfërve, e veçanërisht kohët e fundit, së bashku me shokët e tij humanistë, kanë bërë hapjen e shumë puseve në tërë territorin e Luginës së Preshevës.

Ai para nesh shpalosi biografinë e tij, në mënyrë që opinioni të njihet më për së afërmi me këtë figurë prej humanisti…

Pak biografi
Veprimtari dhe humanisti, Haxhi Shaip Bajrami, lindi më 04.07.1956 në fshatin Corroticë, komuna e Preshevës, nga babai Memet Bajrami dhe nëna Azize Bajrami.
Shkollën fillore katër klasëshe i mbaroi në Corroticë, katër të tjera në fshatin Raincë. Pastaj regjistrohet në shkollën e mesme në Preshevë, në drejtimin e metalit, profesioni saldues. Diplomon në vitin 1973/74.

Pas diplomimit u punësua në firmën Metal në Preshevë dhe u transferua në firmën „Invest Import“ në Beograd, për të punuar në Termoelektanën “Nikola Tesla“ në Obrenovac afër Beogradit.

Këtu punoi rreth 3 muaj, për arsye se pati një konflikt me një serb i cili e kishte provokuar në baza etnike dhe e kishte rrahur, pastaj firma ku punonte e kishte suspenduar nga puna.

Mobi Casa

Në vitin 1983 përmes mikut të tij, Telatit, ku ai punonte në një fabrikë të dritareve Fenster Dörignë Appenzell AI, shkon në Zvicër ku i kishte lëshuar një garancion prej 4 muaj, prapë gusht -dhjetor 1983 dhe këtu vazhdoi jetën e mërgimtarit. Në këtë fabrikë punoi pandërprerë do të thotë 1983 deri në vitin 2004. Këto ishin 21 vite punë pandërprerë.

Viti 1989 vit i aktivizimit tim…
Ishim të brengosur shumë si mërgimtarë pasiqë filloi përjashtimi punëtorëve nga puna si tepricë teknologjike përjashtoheshin punëtorët në të gjitha sferat u mbyllshin shkollat, filluan protesta, demonstrata dhe çështja ma prekëse ishte ngujimi i minatorëve në minerat e Trepçës në vitin 1989 , ku populli shqiptarë ka kërkuar të drejtat edhe 1968,1981, thotë humanisti Shaip Bajrami.

Ai më tej shton se ne si mërgimtarë pa dallim nga vinim qanim hallet e popullit si do të mbijetojnë pa punë, pa shkollim dhe me disa shokë vendosëm që mos të rrinim duarkryq. Pasi u ktheva 1975 e hapa zejtarinë private në fshatin Corroticë, ku punova me nderë deri më 1978, derisa shkova në shërbimin ushtarak Jugosllav dhe më caktuan në Mal të ZI, atëbotë shërbimi zgjaste 15 muaj dhe gjatë shërbimit ushtarak, si shumica e shqiptarëve i dërgojshin në roje ma të rrezikshme, kështu ndodhi edhe me mua më dërguan në Nikshiq dhe këtu u plagosa nga çetnikët, por, falë shokut të ngushtë Muharrem Krasniqit nga Prizreni shpëtova duke ma dhënë ndihmën e shpejtë. Në vitet e 70 –ta, shumë shqiptarë u ktheheshin në arkivole, gjoja se bënin vetëvrasje. Dy apo tri javë pa e kryer shërbimin ushtarak unë mendoj qysh në atë kohë ushtria Jugosllave ka bërë krime me ne shqiptarët dhe kam dyshime se kanë bërë tregti me organet e ushtarëve shqiptarë, nuk kam argumente, po nëse hulumtohet në këtë drejtim mundet me u zbuluar këto krime, dhe mbasi unë shpëtova me ndihmën e shokut të ngushtë, fati ishte se bashkë ishim në roje të vdekjes ashtu i thonin vendin ku ne bënim roje dhe pas rastit tim më s‘kam dëgjuar se kanë ndodhë këso raste, më duket se isha i fundit, apo u frikësuan se po zbulohen krimet, thotë me bindje, humanisti Bajrami…

Aktivitetet atdhetare dhe humanitare…
Në vazhdim me kërkesën tonë, ai na i numëroi aktivitetet e tij të shumta në të gjitha aspektet e jetës:
Isha njëri nga organizatorët e parë të vitit 1988/89;
Organizator i shumë koncerteve dhe turneve humanitare;
Në 1989 koncert humanitar ku mysafirë ishte prof.Hajrulla Goranin
Për kantonin e Appenzellit/CH
Themelues i shkollës shqipe për AI dhe kryetar i këshillit të prindërve për kantonin e Appenzellit 1990/1991;
Në vitin 1992 u mbajt koncert humanitar dhe mysafir ishte Xhavit Hoxha, për këto dy organizime kam video incizime 1989/1992;
Në vitin 1992 isha njëri nga themeluesit të degës e BSPKS/së;
Mbajtëm mbledhje me bashkatdhetarë në Restoranë Zebra në Appenzell AI, ku u zgjodha kryetar njëzëri të gjithë prezent dhe vazhdova punën me kontakt edhe me kantonin e Apenzellit AR;
Pas disa bisedave me bashëkombas ju bashkëngjitën edhe mërgimtarët nga kantoni AR për një vit u themeluan 15 degë të BSPKS/së në Zvicër qëllimi ishte të ndihmojmë punëtorët e përjashtuar nga puna dhe shtëpiat shkolla në periudhën 1989/1996, për çdo vit dërgonim 200.000/250.000 fr. dhe e kishim selinë kryesore në Zurich, zyrën ku i koordinonim punët dhe aktivitetet dhe në vitin 1993 u mbajt kuvendi i përgjithshëm kurse për të zgjedhur kryesinë në nivel të Zvicrës enkas për kuvend ishte dr.prof, HajrullaGorani dhe në këtë kuvend ishin prezent të gjithë përfaqësuesit e 15 degëve të BSPK/së dhe u zgjodh kryesia : kryetar Xhavit Hoxha /nënkryetarë Shaip Bajrami/.
Aktivitetet dhe përgjegjësitë që kam pasur ndër vite në pika të shkurta 1989/2016…
Kryetar i parë i Këshillit të Prindërve për mësim plotësues për kantonin e Appenzellit;
Sekretar i parë i degës së BSPK/sëpër AI/AR;
Nënkryetar i BSPK-së për Zvicër ishin të organizuar 15 kantone, degët e BSPK- CHl;
Kryetar i komisionit për Referendumin 1dhe 2 mars 1992, për Kantonin e Appenzellit;
Organizator i shkuarjes në Holand DEN HAAG në protesta popullore;
Kryetar i parë i Shoqatës “KOSOVA“ në Appenzell;
Me shokët në Appenzell ngarkuam 1 kamion ushtarak me ushqim;
Kryetar për Kantonin AI/AR në komisionin e aksioneve „Gjithçka për Republikën e Kosovës“ me bona 1000.Fr;
Organizator Aktiv në Grubulimin e mjeteve për UÇK/UÇPMB, me 500.fr;
Kryetar i parë i Shoqatës Humanitare „LUGINA E PRESHEVËS“ ;
Aktualisht arkëtarë i SHHLP, 2015 dhe ndihmat e SHHLP, 2006/2015 /217,850,Fr Administrator i web faqes së Shoqatës „LUGINA E PRESHEVËS www.shhlp.com“ 2006/2016;
Përkrahës dhe mbështetës i organizimeve të Akademive për UÇPMB në CH.
Në këto aktivitete të miat, në gjitha këto vite llogaritet mbi 1 milionë fr .zvicerane, ndihma personale mbi 10.000 mijë fr , duke mos llogaritur udhëtime ,harxhimet e benzinit, ushqimin , telefonin, në qindra tubime nëpër Zvicër, thekson, humanisti dhe veprimtari i njohur z. Shaip Bajrami…/bilall maliqi/rajonipress/