GRANDEMALL

Çmimin “Pena e Flakës” e fitoi Mimoza Erebara nga Tirana

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Juria në përbërje Nehat Sopaj, Ana Kove dhe Linditë Ramushi, çmimin e Orës letrare “Pena e Flakës” ia ndau poetes nga Tirana, Mimoza Erebara, për poezinë “Uni im në vetën e tretë”.

Me Orën e madhe letrare dhe shpalljen e rezultateve të konkursit letrar shërbyes, të premten në Gjilan është përmbyllur “Pena e Flakës” si pjesë e manifestimit “Flaka e Janarit”, që këtu mbahet në nderim të dëshmorëve të kombit.

Në orën e madhe letrare, me poezitë e tyre të pabotuara më parë, janë prezantuar mbi 50 krijues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe diaspora. Veçmas ka qenë i madh kësaj here numri i poetëve nga Shqipëria, të cilët e kanë begatuar orën letrare.

Juria në përbërje Nehat Sopaj, Ana Kove dhe Linditë Ramushi, çmimin e Orës letrare “Pena e Flakës” ia ndau poetes nga Tirana, Mimoza Erebara, për poezinë “Uni im në vetën e tretë”.

Ndërkohë, edhe juria e konkursit shpërblyes, në përbërje Musa Ramadani, Zejnepe Alili-Rexhepi e Nexhat Rexha i ka komunikuar vendimin e saj për punimet e shpërblyera në poezi dhe prozë.

FIDANISHTJA

Zejnepe Alili-Rexhepi tha se konkursit i kanë arritur 276 punime, në të dy gjinitë. Juria ka ndarë këto çmime në poezi: Vendi i parë – poezia me titull “Mbrëmje pavarësie” (pa shifër), vendin e dytë e ndanë poezitë “Hiri” (pa shifër) dhe “Vjeshta e një gruaje” (shifra: 2463), vendi i tretë – “Një femër” (shifra: 13).

Edhe në prozë, juria ka ndarë tri çmime: Vendi i parë – “Shkrimi” (shifra: Liria për ty), vendi i dytë u nda për dy tregime – Vdekja banale (shifra: Miku i vjetër) dhe “Përballë jetës” (shifra: Hylli), vendi i tretë – “Kalorësi i pestë” )shifra: Sigmund frend).

Nexhat Rexha, anëtar i jurisë, tha se kanë qenë unanim në vendime.

Punimet e shpërblyera duhet të deshifrohen me kopjen e katërt para jurisë vlerësuese.

Në përputhje me rregullat e konkursit, juria ka përzgjedhur edhe një numër të punimeve në poezi e prozë, të cilat do t`i propozohen për botim revistës “Agmia”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.