United Hospital

Çmimet e kurdisura për vjedhje legale institucionale

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demir Krasniqi – Po i shikove me vëmendje programet ekonomike propagandistike nëpër mediumet tona publike elektronike , në veçanti , po qe se koncentrohesh tek çmimet e shitjes së artikujve të ndryshëm , duke filluar prej atyre ushqimore e deri tek artikujt e standardeve më të larta të jetës luksoze , atëherë konsumatori i thjeshtë që ka logjikën e shëndoshë dhe që rron me të ardhura modeste , nuk ka se si të mos irritohet , madje edhe të nervozohet ?!

Me vite të tëra, në vazhdimësi, nëpër mediumet tona reklamohen mallra e artikuj të ndryshëm si nevoja jetësore , me çmime të kurdisura për vjedhje legale institucionale të konsumatorit, pa u hetuar fare !

Se është vërtetë kështu, më së miri dëshmojnë dhe argumentojnë shifrat e çmimeve duke filluar prej A-së deri në ZH , ku secila prej tyre përfundon me shifrën 99 cent !P.sh. 2.99 cent, 40.99 cent, 449.99 cent …etj. etj.

Me aplikimin e këtij sistemi të çmimeve nëpër shitoret e vendit tonë, konsumatori mashtrohet në dy mënyra :
Konsumatori në shikim të parë të shifrës së çmimit, formon bindjen se këto çmime qenkan të volitshme dhe të lira !

Me rastin e blerjeve të artikujve të ndryshëm , konsumatori i thjeshtë dhe modest, do të bien viktimë e vjedhjes legale nga ana e shitësve , nga fakti se shumë pak prej tyre do t’ua kthejnë konsumatorëve kusurin pre 1 (një) centi , apo më shumë centësh ?!
Kur kihet parasysh mentaliteti dhe modestia e konsumatorëve nga shtresa e gjerë popullore , atëherë rezultati del se një pjesë e madhe e tyre nuk ua kërkojnë shitësve kthimin e kusurit prej 1 centi , duke menduar se do të koriten me shitësit ?!

United Hospital

Kur të llogariten përfundimisht këto kusure , shifra e tyre për konsumatorët nuk na del aq alarmante , mirëpo kur të llogaritet bilanci i pazareve të përgjithshme ditore , nga mijëra konsumatorë dhe nga mijëra artikuj të shitur , atë herë llogaria përfundimtare e vjedhjes së 1 centi nga çdo konsumatorë , na jep një shifër alarmante të hajnisë legale institucionale !

Pa dyshim, se me këso lloj çmimesh dhe mashtrimesh , manipulojnë të gjitha qendrat tregtare të Kosovës, por ato që mbajnë primatin e servimit të këtyre çmimeve , pa dyshim janë qendrat tregtare të ETC-së (Ekonomski Trgocaçki Centar) gjithandej Kosovës !

Pra , mendojmë se është koha e fundit që konsumatorët tanë t’i hapin sytë mirë se çfarë po blejnë dhe çfarë po paguajnë , kurse organet tona institucionale t’i monitorojnë pak më mirë këto çmime, mashtrime dhe vjedhje të konsumatorëve !

Gjilan, më 01. 04. 2014.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.