Mobi Casa

Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën për 1.7% në krahasim me një vit më parë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur në një mesatare prej 1,7 për qind në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,7 % në muajin Shkurt 2025 krahasuar me muajin Shkurt 2024.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: kafja, çaji dhe kakao (14,9%), vajrat dhe yndyrnat (9,8%), shërbime të tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit (7,6%), gazetat, librat dhe materialet për zyra (6,2%), mishi (5,6%), uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (5,5%), shërbimet financiare (5,2%), qumështi, djathi dhe vezët (4,6%), pijet alkoolike (4,1%), veshje (3,6%), %), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (3,5%), kujdesi personal (3,3%), shërbimet hoteliere (3,2%), duhani (2,9%), qelqurinat, takëmet dhe mjetet e kuzhinës (2,8%), pajisje shtëpiake (2,5%), perimet (2,4%), buka dhe drithërat (1,8%), shërbimet ambulantore (1,8%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (1,6%) dhe pemët (1,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,4 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj.( 6,0%), biletat e fluturimeve (-5,5%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal ( 5,1%) dhe blerja e automjeteve (-1,6%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,7 për qind në IHÇK-it.

Ndërkaq rritje të çmimeve të konsumit ka dhe në muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me një muaj më parë apo janarit e këtij viti.

ARKATANA

Shkurt 2025 / Janar 2024 0,4 %

Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 0,4 % në muajin Shkurt 2025 krahasuar me muajin Janar 2025.

Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemët (3,3%), kafja, çaji dhe kakao (2,3%), perimet (2,1%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (1,8%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (1,6%), shërbimet ambulantore (1,1%), shërbimet hoteliere (1,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,0%) dhe ndryshimet e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve te disa nëngrupe me nje ndikim te vogel në IHÇK it. me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,7 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te grupi i COICOP-it: biletat e fluturimeve (-11,4%) dhe energjia elektrike (-3,8%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,3 për qind në IHÇK-it.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.