Cliff: Pohimet e Dik Martit t’i marrim seriozisht

Në një intervistë speciale për RTK, ambasadori anglez,Jan Cliff, tha që ajo që demostrohet këtu, është që pohimet e Dik Martit duhet të merren seriozisht dhe thellësisht. Sipas tij, reputacioni i Kosovës do të dëmtohej më shumë nëse i themi jo, nëse Kosova refuzon standardet europiane.”Nëse nuk ka raste, nëse nuk ka asgëe per tu fshehur atëher nuk ka asgje për tu friksuar nga ky tribunal”, tha Clif.
“Në kuptimin që të jenë të besueshme ndërkombëtarisht sidomos për vendet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe për këtë na duhet kjo gjë, gjykata, me një pjesë në Kosovë dhe pjesa tjetër dikund tjetër, ka mundësi të jetë në Holandë. Nëse nuk e marrim këtë drejtim, cështja do të ngritët nga Rusia apo dikush tjetër në Këshillin e Sigurimit dhe pastaj do të detyrohemi drejt një situate, ku do të ketë një tribunal të OKB-së dhe kosovarët nuk do të kenë edhe aq shumë ndikim aty”, tha Cliff.
Sipas tij, me gjithë atë ka zëra që kjo gjykatë do të dëmtoi imazhin e Kosovës.“Në anën tjetër kemi deklarata që nëse nuk lejohet kjo gjykatë, nëse nuk pajtohemi me këtë gjykatë, do ta dëmtoi Kosovën edhe më shumë se sa do ta dëmtonte pa u hapur ajo gjykatë, pra në një kuptim Kosova do të jetë e dëmtuar në të dyja drejtimet dhe unë nuk e besoj këtë. Unë e shoh kështu, nese nuk ka raste nëse nuk ka asgëe per tu fshehur atëher nuk ka asgjë për tu friksuar nga ky tribunal i cili do të operoj apo do të funksionoj nën ligjet e Kosovës, me prokuror dhe gjyqtarë të Eulexit apo Bashkimit Europian, në të cilët mund të besohet”, tha tutje ambasadori anglez Clif.