UBT

Çka ndodhi me Reformën Zgjedhore?

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Reforma zgjedhore e nisur katër vjet më parë, e tashmë e harruar nga institucionet nuk pritet të përfundojë të paktën as në pjesën e parë të vitit 2016. Çështja e reformës zgjedhore aktualisht nuk është në agjendën e Komisionit për Legjislacion, i cili me një vendim të Kuvendit të Kosovës, në fund të vitit 2014, ka marrë punën që deri në atë kohë e kishte bërë komisioni “ad-hoc” për Reformën Zgjedhore.

E përkundër rekomandimeve të shoqërisë civile dhe organizatave ndërkombëtare që Kosova të kryejë një reformë të mirëfilltë zgjedhore një gjë e tillë nuk po ndodh.

Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, deputete e Vetëvendosjes, ka treguar se çështjet e papërfunduar të një legjislature kthehen në pikën zero dhe reforma zgjedhore nuk është në agjendën e komisionit.

Ajo në një prononcim për lajmi.net ka akuzuar dy partitë më të mëdha në vend për mungesë të vullnetit në procedimin e më tejshëm të reformës zgjedhore.

“Sipas Rregullores së Punës, çështjet e papërfunduara të një legjislature kthehen në pikën zero, mirëpo reforma zgjedhore aktualisht nuk është në agjendën e Komisionit për Legjislacion. Nuk ka dhe nuk mund të ketë përmirësim të sistemit zgjedhor, e veçanërisht nuk mund të ketë interesim për ta luftuar hajninë e votës, nga ata të cilët janë në Kuvend për shkak të blerjes e vjedhjes së votave. Vetëm përmirësimi i sistemit zgjedhor nuk ka qenë kurrë qëllimi i LDK-së dhe PDK-së”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka thënë se ky proces nuk duhet të shihet si mundësi e akomodimit të interesave të caktuara politike.

“Mandatin e kaluar, Komisioni për Legjislacion pati finalizuar projektligjin, mirëpo i njëjti, për shkak të interesave të caktuara të PDK-së dhe LDK-së, nuk arriti të kalojë në Kuvend”, është shprehur Haxhiu.

ARKATANA

Se reforma zgjedhore është zvarritur nga mos-gatishmëria e partive politike, e thotë edhe Agim Aliu anëtarë në Komisionin për Legjislacion, nga radhët e PDK-së. Por, ai thotë se për këtë fajtore janë të gjitha subjektet politike.

“Asnjëra nga partitë politike nuk do duhej me shpërnda çështjen e përgjegjësisë, sepse asnjëra nuk ka pas vullnetin e mirëfilltë politik dhe, kjo do të ndodh edhe në vazhdim, për faktin se nuk është në interes të lidershipeve të partive politike që të bëhet një reformë e mirëfilltë. Ata i kanë dërguar përfaqësuesit e tyre në komision ad-hock, sa për të thënë se po bëhet reformë e në fakt direktiva i kanë pasur krejt tjera papërjashtuar asnjë parti”, është shprehur Aliu.

Sipas tij, kjo çështje duhet me u rikthye në agjendë, edhe pse nuk e di se kur mund të ndodhë.

Edhe Albert Krasniqi nga Instituti Demokratikë i Kosovës (KDI), ka vlerësuar se nuk ka vullnet që të kryhet një reformë zgjedhore.

Ai ka kujtuar se në Kosovë kjo temë është hapur në prag të zgjedhjeve ose në fund të tyre, për interesa dhe shfajësim për humbjet nga partitë politike.

Krasniqi thotë në këtë situatë kur nuk është planifikaur të mbahen zgjedhje kjo çështje nuk në interes të partive politike.

“Aktualisht duke mos pas zgjedhje që janë planifikuar me u mbajt në një afat të shkurtër, nuk po doket që është në interes i partive. Nëse ndodh një reformë që trajtohet më mirë munden mos me u realizuar pretendimet që kanë liderët politik”, është shprehur Krasniqi. /ljami.net/