ARKATANA

Çka me thënë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Poezi të zgjedhura nga Demush Mehmeti

S’di me cilat lutje me i nisë ditët e këti fillimviti
Me cilën fjalë
Për synimet tona të panumërta
Brengat helm
Dëshirat e ndezura flakë

S’di si me u lutë për veten
Për dritë dashnien që po na mungon
Si me u ngopë
Krejt çka me thënë !

MOS PO ËSHTË PAK

Më gjallron ti më e bukura e ëndrrave të mija
Pikë synimi im në horizont
Shpresa ime kat kat

Pa ty levizja gjakut tim ndalon
Humbët ngrohtësia jetë
Më je lundër e damarve të mi idhnak

Si unë kush digjet për ty
Kush të donë
Pa mua vallë kush do ishe ti

Pa ty s’di cili do të isha unë
Çka më të thën
Po e thash të dua mos po është pak …

HAPËROJMË NGADAL

Po e jetojmë frikën e papërmbushjeve tona
Frikë ikje dhe pa ardhë
Godet mbi këtë kokën tonë t’vogël
Grushti jonë i madh

Uji Dea

Rëndonë e jona kllapi mbyllur kllapë
Këndellja munguar rëndon
Symbyllja vret
Amanet nga gjumi jonë i gjatë

Na ikin vitet tona me shpejtësi drite
Hapërojmë ngadal
Mbrapështia le ta ndalë vetin
E mbara të na prijë për të mbarë!

RËNDË DHE KOT

Në imtësirë byku na është fshehur gjylpëra
Gishtrinjve ngulitet çakllaza
Truri s’kthjellon
Në vesh gjinkalla këndon

Thellë deri në mish na janë prerë thonjët
E gjakosura nënthojzë dhem fort
Energjit plogështohen
Gjuhë skile n’aj lëpinë plagët

E iritura bebëz shehë vetëm mjegull
Fija humbur s’gjendet dot
Perin këputur si me u kapë
Gjuhë e trashur folë rëndë dhe kot !

KJO ZEMËR ORË NJERIU

Më ndezë shikimi i çiltërt brum ushqim vargu
Syri qiellë kaltërsi prrallore
Të tërin më gllabëron
Siç gllabëron ajo valë e paqetë oqeani

Vrojtimi i thellë zhbiron brendin time
Shpirtin e ndezur shpërfaq
Mugullon çiltërsia
Mëkatet mi diegë flakë

Shfrymjes çmendi ja ngrehë penjët
Hapërimeve vigane
Shkel përtej shtegut ngecje
Kjo zemër orë njeriu dhe e pahalle…