UBT

Çka bëmë për ta shpëtuar veriun?

/ 4 minuta lexim
HW

Nga Adrian Çollaku – Raundi i pestë i bisedimeve ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic nuk do mend se është më i vështiri deri më tani. Derisa në raundet e kaluara ekipet dialoguese vetëm sa kishin filluar “nxehjet”, në këtë raund do të diskutohet për një çështje shumë të ndjeshme- për strukturat që për ne janë më shumë se ilegale por për serbët atje jo vetëm legale por edhe legjitime. Me një fjalë, do të diskutohet për burimin e problemit që tash e 14 vjet po e mban peng thuajse tërë vendin.

Megjithatë, si çdo problemi, edhe veriut problematik duket se do t’i vije “fundi”, në kuptimin e gjetjes së një zgjidhjeje. Të paktën kalimtare dhe për t’i plotësuar “pritjet” e ndërkombëtarëve.

Në këtë shkrim nuk ia vlen të flasim për mënyrën se si veriu ka ardhur deri këtu sepse është shkruar e stërshkruar për këtë çështje. Pos misioneve ndërkombëtare, një pjesë të madhe të fajit e kanë edhe institucionet tona.

Gjatë këtyre viteve thuajse nuk kemi pasur as edhe një përpjekje serioze për futjen nën kontroll të kësaj pjese të vendit, përjashtuar këtu aksionin e ndërmarrë më 25 korrik të vitit 2011 nga Qeveria e Kosovës. Por, ky aksion nuk zgjati shumë, ku u tërhoq qeveria, duke bërë që kjo pjesë edhe më shumë të “largohet” nga Kosova…

Dhe tani kur duket se këtij problemi po i vjen “fundi”, serbët e asaj pjese, përkatësisht strukturat ilegale dhe një pjesë e atyre që në atë pjesë jetojnë nga kontrabanda dhe kriminaliteti kanë filluar të shprehin pakënaqësinë në një formë të veçantë. Me bomba e mjete tjera shpërthyese. Vetëm brenda pak ditësh në atë pjesë të vendit pati 5 shpërthime, që në një formë a tjetër mund të interpretohet se udhëheqësve të këtyre strukturave po u vjen “fundi”.

GRANDEMALL

Sidomos, kur kemi parasysh kohën se kur kanë ndodhur këto shpërthime, të cilat filluan pak ditë para nisjes së raundit të pestë të bisedimeve, për të vazhduar edhe me një shpërthim pikërisht në ditën kur u takuan dy kryeministrat, që ndryshe mund të lexohet se këto struktura ilegale kanë filluar ta ndjejnë frikën.

Normalisht, kjo nuk mund të shihet si sukses i institucioneve tona. Përkundrazi, ato kanë dështuar tash e sa vjet që atë pjesë të vendit ta fusin nën kontroll, e si pasojë tani duhet sërish të ulemi në një tryezë me zyrtarët e Qeverisë së Serbisë për të diskutuar për një problem të brendshëm tonin.

Pra, për një çështje të brendshme tonën, që një shtet normal, i pavarur dhe sovran nuk do të duhej të negocionte me askënd, sepse do të ishte shkelje e sovranitetit dhe Kushtetutës. Prandaj, në këtë raund të bisedimeve ku do të diskutohet për një pjesë të brendshme tonën, me një shtet fqinjë, kemi të bëjmë me shkeljen e Kushtetutës së vendit.

Pas marrëveshjes për krijimin e fondit të veriut, i cili de fackto i veçon, u jep autonomi financiare komunave në veri të vendit, në takimin e pestë ndërmjet Thaçit e Daçicit do të arrihet me gjasë një kompromis për strukturat ilegale serbe. Një kompromis që shumë lehtë mundtë jetë legalizimi i këtyre strukturave.

Që me një fjalë, krijimi i fondit për komunat veriore dhe legalizimi i strukturave paralele, nënkupton dhënien e një statusi special për atë pjesë të vendit. Sepse statusi special brina s’ka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.