ARKATANA

Çitaku: Rruga e Kurtit çon në izolim, kemi mbetur pa asnjë mik

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, në një intervistë për FRONTAL në T7 ka thënë se rruga që ka zgjedhur kryeministri sa i përket Veriut dhe raporteve me aleatët çon në izolim dhe qorrsokak, shkruan Gazeta Express.

“Rruga që ka zgjedhur Kurti çon në izolim dhe çon në qorrsokak”, ka thënë Çitaku.

Ajo thotë se nuk guxon të normalizohet diskursi që eksponentë të Vetëvendosjes përdorin kundër ambasadorit amerikan e zyrtarëve të tjerë amerikanë.

“Nuk guxojmë ta normalizojmë këtë lloj diskursi. Kemi parë eksponentë të lartë të VV-së që i janë vërsulur ambasadorit amerikan dhe zyrtarëve të lartë të Departamentit Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë”, ka shtuar ajo.

UBT

Zyrtarja e PDK-së ka thënë se koordinimi me SHBA-në s’është nënshtrim por fuqi.

“S’është koordinimi me SHBA-të nënshtrim, është forcë, fuqi”, shprehet ajo.

“Lëvizje që prodhojnë efekt të përkohshëm elektroal. Në kuptim më afatgjatë në rrugëtimin tonë drejt familjes euro-atlantike, këto veprime sjellin pasoja afatgjate. S’guxojmë ta rrezikojëm të ardhmen euro-atlantike për një grusht vota”, ka thënë Çitaku.

Çitaku ka deklaraur se Kosova ka mbetur pa asnjë mik shkaku i veprimeve të Kurtit, duke rikujtuar edhe deklaratën e presidentit kroat, Zoran Millanoviq./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.