Fundamenti

Çitaku: Qeverisja Kurti arrogante, Bedri Hamza është alternativa më e mirë për Kosovën

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Fushata parazgjedhore ka filluar tashmë në ndërkohë janë shtuar dhe akuzat e kundër akuzat.

Por, cila është alternativa e Partisë Demokratike e Kosovës më Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, cilat janë pikat e dobëta të qeverisjes së Albin Kurtit sipas kësaj partie.

Për të gjitha këto në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka treguar se pse sipas PDK-së, Bedri Hamza është alternativa ma e mirë.

Ajo ka kritikuar pushtetin se po përdorë resurset e shtetit për të fituar pikë elektorale.

“Menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së zotit Hamza për kryeministër të vendit, ne kemi filluar ne kemi filluar ë përgatitjet për hartimin e programit ë zgjedhor, përkatësisht programit qeverisës të zotit Hamza dhe ka qenë insistim i kandidatit, por edhe i tërë ekipës që ky program para se të finalizohet, të diskutohet dhe të merret imputi i qytetarit të Republikës së Kosovës.

Programi zgjedhor dhe qeverisës i Partisë Demokratike të Kosovës nuk reflekton as ambiciet e pushtetarëve, as ambiciet dhe ëndrrat e ministrave apo ministrave potencialë apo Kryeministrit, është një program i cili është hartuar nëpër punëtori të shumta, të cilat shumë prej tyre kanë qenë edhe të publikuara, punëtori të shumta që i kemi pas anekënd Kosovës. Pastaj, pas përfundimit të punëtorive është bërë finalizimi i programit zgjedhor dhe kanë filluar takimet me qytetarë anekënd Kosovës, por edhe në diasporë”, ka deklaruar Çitaku.

FITORJA

Ajo ka thënë se për PDK-në është shumë më rëndësi që vota në zgjedhjet e nëntë shkurtit të mos jetë thjesht një votë kundër, të mos jetë thjesht një votë ndëshkuese, por të jetë një votë afirmative, të jetë një votë për ne duam votat e qytetarëve si rezultat i bindjes, jo si rezultat i zhgënjimit

“Tash është e vërtetë që pritjet e secilit qytetar të Kosovës, madje edhe pritjet e atyre që nuk e kanë votuar Lëvizjen Vetëvendosje kanë qenë më të mëdha. Është për keqardhje që kjo qeveri po e përfundon mandatin pa asnjë rezultat konkret, asnjë projekt, nëse mund të ma përmendi një projekt kapital që ka filluar dhe ka përfunduar me këtë qeveri unë do të isha e lumtur. Nuk ekziston as edhe një projekt i vetëm domethënës”, ka shtuar Çitaku.

Sekretarja e PDK-së ka theksuar se subjekti që ajo i takon i ka ofruar qytetarit të Republikës së Kosovës antipodin më të madh të kësaj kaste qeverisëse.

“Karshi kaosit, dramave mungesës së përgjegjësisë, qasjes aventureske, joseriozitetit në raport me aleatët ne i kemi ofruar një njeri serioz si Bedri Hamza, kompetent, kredibil, i cili ka një rekord, ka një të kaluar ë të shkëlqyeshme në menaxhimin e jo vetëm të financave publike si ministër dhe si guvernator, por edhe si kryetar i Mitrovicës, dalin çdo ditë raporte dhe analiza nga organizatat e pavarura jo- qeveritare të cilat Mitrovicën e shpallin si të themi kampion në përmbushjen e zotimeve”, ka shtuar ajo.

Çitaku në këtë intervistë ka folur edhe për temat tjera që mund të presin Kosovën në aspektin ekonomik, politik e sidomos pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rikthimit të ish presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ndikimit që mund të ketë kjo në relacion me Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.