FIDANISHTJA

Çitaku për Kurtin: E ka shndërruar zyrën e shtetit në të partisë, fundi i tij do të jetë i turpshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me takimet që kryeministri në detyrë Albin Kurti po i mbanë në zyrën e kryeministrisë me deputetet e zgjedhur nga komunitetet joshumicë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, shkruan Gazeta Express.

Çitaku në reagimin e saj ka theksuar se Kosova nuk është parti e as pronë, dhe se, kryeministri në detyrë po i shkel ligjet dhe po i përbuz traditat.

“Albin, me këtë qasje, fundi yt politik nuk do të jetë vetëm një dështim, do të jetë i turpshëm’’, ka shkruar ajo.

Po ashtu, ajo ka thënë edhe se, Kurti s’ështl mbi Kushtetutën e as mbi dinjitetin e popullit që vuajtur për demokraci.

Postimi:

Mbyllni sytë për një çast.

Dhe imagjinojeni sikur Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, apo kushdo tjetër përpara Albin Kurtit të kishte bërë atë që po bën ai sot.

GRANDEMALL

Imagjinojeni një Kryeministër që, në vend se të shërbejë popullin, e shndërron zyrën e shtetit në zyrë partie. Që përdor pushtetin e tij për të zhvilluar pazare politike prapa dyerve të mbyllura. Që thërret përfaqësues të komuniteteve jo-shumicë, jo për t’i dëgjuar, por për t’i nënshtruar. Jo për dialog, por për presion.

Albin, Kosova nuk është parti. Kosova nuk është pronë.

Ti nuk je mbi ligjin. Nuk je mbi Kushtetutën. Nuk je mbi dinjitetin e këtij populli që ka vuajtur për demokraci, jo për t’u shndërruar në spektatorë të një partie që kërkon të kontrollojë gjithçka.

Po i shkel ligjet. Po i përbuz traditat. Po i përdhos parimet që dikur i mbroje me pasion.

Albin, me këtë qasje, fundi yt politik nuk do të jetë vetëm një dështim, do të jetë i turpshëm.

Historia nuk fal. Populli nuk harron. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.