Çitaku: Gjykata Speciale është rezultat i një momentumi politik

Nënkryetarja e PDK’së Vlora Çitaku thotë se vendimi për Gjykatën Speciale nuk erdhi si rezultat i fakteve juridike në Kosovë.Ajo tha se Gjykata është rezultat i mënyrës së shtet formimit të Kosovës.
“Gjykata më së paku është rezultat i fakteve juridike në Kosovë, Gjykata speciale është rezultat i një momentumi politik dhe është produkt i mënyrës se si ne jemi bërë shtet. Fakti që Kosova është sot e pavarur, nuk nënkupton që pavarësia jonë është e pakontestuar dhe e pranuar nga të gjithë”, tha Çitaku në “Zonën Zgjedhore” në Klan Kosova.