Çiljeta hap klubin e saj dhe shfaqet shumë në formë

Krahas muzikës, një trend i ri tek emrat e njohur është bërë dhe biznesi. Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga është një nga emrat që i është shtuar listës edhe si menaxhere.
Por në këtë rast ajo do të menaxhojë krahas karrierës edhe një klub të ri me emrin “Bizarre lounge bar”, inaugurimin e të cilit e ka bërë vetëm pak ditë më parë.
Në këtë inaugurim kanë marrë pjesë shumë emra të njohur të cilët janë miq të këngëtares, ndërsa vet Çiljeta ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve me pamjen e saj dhe format e bukura trupore.
Një fizik i kuruar mirë pas lindjes ka bërë që Çiljeta akoma të mbajë epitetin e një sex bombe.