ARKATANA

Cili është qumështi i duhur për personat që vuajnë nga diabeti?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Qumështi është një nga produktet që përfshihet gjerësisht në regjimin tonë ushqimor.

Duke pasur vlera ushqimore te rëndësishme, shumica e recetave, duke nisur nga pijet e deri tek ëmbëlsirat e kanë pjesë të përbërësve të tyre, por jo të gjithë mund ta shijojnë pasi në vend që të ndihmojë organizmin, i shkakton probleme. Disa prej tyre janë ata që vuajnë nga sëmundja e diabetit.

Diabeti është një sëmundje kronike, e cila ndikon ne nivelin e sheqerit në gjak. Qumështi duke qenë se ka përqindje të lartë të laktozës, një formë sheqeri, sapo përthithet nga organizmi shkakton një prishje të ekuilibrave të glukozës. Ndaj dhe konsumimi i këtij produkti të bulmetit mund të kthehet në rrezik shëndetësor nëse nuk tregohet kujdes.

Këshillohet që të zëvendësoni qumështin e zakonshëm me atë të bajames. Ky produkt zakonisht u sugjerohet personave që vuajnë nga intoleranca e laktozës, si dhe është alternativa më e mire për personat që vuajnë nga diabeti.

Uji Dea

Por si perfiton trupi juaj nga ky produkt?

Siç mund ta dini indeksi i glicemisë është një nga faktorët kryesor që e përcaktojnë një ushqim të mirë për personat që vuajnë nga diabeti. Qumështi i bajames Alpro pa sheqer qëndron në vlerën 25, duke e klasifikuar atë në listën e ushqimeve më një indeks të ulët glicemik. Ndaj dhe është i sigurt për t’u përdorur nëse vuani nga diabeti. Nga ana tjetër duke qenë një produkt pa sheqer të shtuar dhe pa ëmbëlsues, është krejtësisht i shëndetshëm për të zëvendësuar qumështin e zakonshëm.

Një tjetër vlerë unike e këtij qumështi lidhet me faktin se ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq në organizëm. Kjo është një e dhënë me vlerë për diabetikët, pasi ata janë të predispozuar që të preken edhe nga sëmundjet e zemrës. Pra ju mbroni trupin tuaj nga shfaqja e problemeve si tensioni i lartë, qarkullimi i dobët apo edhe mpiksja e gjakut.

Qumështi i bajames Alpro eshte i pasur me Kalcium, i cili eshte shume e rëndësishëm për shëndetin e kockave. Për të mos përmendur këtu mineralet, vitaminat D dhe B12 te cilat përthithen nga trupi duke ndihmuar ne uljen e lodhjes dhe parandalimin e simptomave që lidhen me dëmtimin e nervave. /AgroWeb/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.