UBT

Cilat janë sukseset e Tares që po e bëjnë drejtor te gjiganti Milan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-sulmuesi dhe drejtori sportiv shqiptar, Igli Tare, është shumë pranë një marrëveshjeje me Milanin për të marrë drejtimin e sektorit sportiv të klubit. Kjo lëvizje vjen pas një periudhe të suksesshme te Lazio, ku Tare la gjurmë si një prej ndërtuesve më të rëndësishëm të skuadrës për më shumë se një dekadë.

Tare njihet për aftësinë e tij për të gjetur talente të mëdha me buxhete të kufizuara, duke ndërtuar një Lazio konkurruese në Serie A dhe në arenën evropiane. Disa nga goditjet më të mëdha që ai realizoi për klubin kryeqytetas përfshijnë:

Hernanes nga São Paulo për 13.5 milionë euro
Miroslav Klose, kampion bote, i transferuar si lojtar i lirë
Senad Luliç nga Young Boys për 3 milionë euro
Antonio Candreva nga Udinese për 9 milionë euro
Felipe Anderson nga Santos për 7.5 milionë euro
Stefan de Vrij nga Feyenoord për 7 milionë euro
Lucas Leiva nga Liverpool për 5.5 milionë euro
Sergej Milinković-Savić nga Genk për 12 milionë euro
Ciro Immobile nga Sevilla për 9 milionë euro
Luis Alberto nga Liverpool për 5 milionë euro
Këta lojtarë, të sjellë me kujdes dhe vizion, jo vetëm që përforcuan Lazion në momentet vendimtare, por shumë prej tyre u rritën dhe u bënë figura kyçe në futbollin evropian.

Mobi Casa

Pritet që emërimi i Tarës te Milani të zyrtarizohet së shpejti, duke sjellë një kthesë të madhe për “kuqezinjtë” që prej largimit të Paolo Maldinit dhe Frederic Massaras.

Me eksperiencën, njohuritë në tregun ndërkombëtar dhe instinktin për gjetjen e lojtarëve me potencial, Tare pritet të jetë një përforcim i madh jo vetëm për strukturën e Milanit, por për të gjithë projektin sportiv të klubit në vitet në vijim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.