Mobi Casa

Chievo kërkon tre milion për Hetemajn

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vlera e Përparim Hetemajt është ngritur këtë sezon. Futbollisti kosovar pëlqehet nga Lazio, por ekipi i tij Chievo kërkon tre milionë euro për shërbimet e tij. Natyrisht, futbollisti kosovar do të ishte i gatshëm për t’u transferuar tek ekipi Biancocelesti, por kërkesa e ekipit nga Verona konsiderohet e ‘fryrë’ nga klubi i kryeqytetit italian.

“Nuk është çështja nëse Lazio më kërkon mua, por se si ky transfer të kryhet. Klubet duhet të arrijnë marrëveshje, në mënyrë që unë të shkoj në Lazio. Në ndërkohë, unë po e kryej punën time”, deklaroi mesfushori drenicas për mediat finlandeze.

ARKATANA

Ndërkohë, përfaqësuesi finlandez thotë se po e shijon eksperiencën në Itali, ku është përshtatur mjaft mirë, pas përvojave jo dhe aq pozitive në Holandë dhe Greqi. “Serie A është një kompeticion i vështirë dhe futbolli këtu është mjaft taktik. Unë po e shijoj eksperiencën këtu”, vijoi Hetemaj, i cili ka zhvilluar mbi 80 ndeshje në Serie A.

Ai është rikthyer së fundmi nga lëndimi, ndërsa thotë se është punuar fort për të luajtur nga minuta e parë në ndeshjet e radhës. Përparimi po e shijon formën e mirë nëpër të cilën po kalon Chievo në muajt e fundit.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.