UBT

“Chaos Policy – apo Politika Kaotike”

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Florim Brahimi – Politikbërja në Kosovë që nga pas lufta përmes të gjitha pushteteve, ka dominuar nga politikat Kaotike.

Politikat kaotike si fenomen i politikbërjes në Ballkan ka gjetur vend edhe në Kosovë, në një shtet të ri ku për shumë dekada ka mbijetuar. Ne Shqipëri, për gati 5 dekada kishte mbijetuar sistemi Komunist si rezultat i shpërfaqjes se Kaosit si politikbërje, duke mbjellur tek shtresat e ndryshme të popullatës, frikën dhe dominimin e ndjenjës për të këqijat që mund të ndodhin. Shumë bunker u ndërtuan, jo aq për të evituar rrezikun nga sulmet kundërshtare apo lufta që mund të vinte, porse u ndërtuan më shumë që populli t’a ndiente frymën e luftës dhe rrezikut të përditshëm.

Kjo bëhej me shumë që vëmendja të shpërqendrohet tek mbijetesa si nevojë jetësore, se sa tek sistemi komunist që ishte instaluar, duke e mbajtur popullin çdoherë të frikësuar nga lufta e jashtme e “supozuar”. Pra në suaza të mbjelljes së frikës dhe përndjekjeve të brendshme komunizmi kishte mbijetuar aq gjatë.

Tani do të ndalem tek fenomene të ngjashme në rrethana tjera të dominimit te politikbërjes nga fenomeni i politikave Kaotike në Kosove.

Jemi dëshmitar se çdo qeveri e kaluar, por tani së fundmi edhe këto të fundit kanë përdorur metodologji të njëjtë të veprimit politik, duke krijuar situata me motive nacionaliste, të ndjeshme dhe të rrezikshme. Partitë politike në Kosovë asnjëherë nuk kanë qen të gatshëm që të i shtyjnë proceset politike progresive përpara, apo të permiresojne jetët e qytetarëve të vet, përpos deklaratave politike se gjëra të mira priten të bëhen kur ata do të jen në pushtet, ku një gjë e tillë nuk ndodh pasi të jen në qeverisje. Liberalizimi i Vizave nuk ka qen asnjëherë agjendë e pushteteve. Kjo për arsye se, për të dominuar politikisht e në vazhdimësi, populli duhet të jetë i varfër dhe i izoluar, ku si të tillë ata më lehtë manipulohen, më lehtë gënjehen dhe më lehtë mund të joshen politikisht. Një popull i lirë dhe i pavarur ekonomikisht, do të çlirohej nga dominimi i politikës në veprimet e tij jetësore.

Jemi dëshmitarë se çdo fillim vit, në Kosovë ndodhin gjëra të pa “planifikuara”, shpeshherë me intensitet të pakontrolluar në sipërfaqe, ndonëse vet të shkaktuara. Së fundmi që nga fillimi i qeverisjes së kryeministrit Mustafa, muajt e parë të qeverisjes u paraqiten me intensitet të lart të rrezikut dhe dominimit te kaosit. Si rasti Jabllanovic, ndërtimi i murit, treni serb, demarkacioni dhe asociacioni, ishin këto tema që dominuan qeverisjen dhe pushtuan vëmendjen e popullit. Të gjitha këto për nga natyra nuk janë shumë jetësore, por që mbajtën të shtangur dhe të shpërqendruar nga vëmendja një popull të tërë, duke harruar dhe duke lën anash shumë tema të tjera jetësore, si zhvillimi ekonomik, mirëqenia sociale, shëndetësia, arsimimi cilësor, liberalizimi vizave apo agjenda Evropiane.

Tani së fundmi qeverisja Haradinaj, po ndjek kurs të njëjte, ndonëse fuqia e tij politike nuk dominon aq skenën politike në vend, duke udhëhequr një qeveri më shumë subjekte politike të përfaqësuar dhe nën ndikim të drejtpërdrejt të agjendës së Beogradit përmes Listës Serbe.

Me që drama e demarkacionit kaloi, duke e fokusuar gjithë energjinë në të, nën presion të faktorit ndërkombëtar ( ndryshe vullneti politikë për të tejkaluar këtë proces dhe për të fituar liberalizimin e vizave nuk ekzistonte, vetëm në suaza të paraqitjeve deklarative ) për ndryshe pak kujt i interesonte përmirësimi apo tejkalimi i kësaj krize. Duke par këtë situatë të tejkalimit të kësaj krize pa votat e Listës Serbe, e cila mendonte të përfitonte diçka nga kushti për të votuar Ligjin për Demarkacion, erdhi deri te një situate tjetër të cilën shumë shpejt faktorët politikë në vend (apo agjendat e huaja) , në prapaskenë e krijuan. Shtytja e procesit të themelimit te Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, vuri në lëvizje faktorët politik të përfaqësuar nga presidentët e dy vendeve, Thaqit dhe Vucic. Këta si duket në takimet e tyre paraprake krijuan një skenarë i cili do të shtynte përpara agjendat dhe marrëveshjet “sekrete” mes tyre.

Mobi Casa

Përsëri teoria e Kaosit duhej përdorur për të ngritur intensitetin politik dhe krijimin e një situate ku nuk mund më të kthehet mbrapa. Krijuan rastin Gjuriq !!. Një lojë mjaft mire e përgatitur, spektakolare, uke e ngritur në maje adrenalinën nacionaliste tek dy taborret ( edhe regjisoret më të famshëm të filmave aksion në Holyëood do t’ia kishin zili), si në Kosovë për gjoja “mburrnimin” se Ja! ne kem shtet dhe duke përdorur forca special mund ta ngrem zvarrë një zyrtar serb i cili gjoja se është future pa “leje” në Kosovë,(ndonëse në Kosovë për 19 vite pas luftës kalohet kufiri ilegal nga njerëzit dhe mallrat dhe në asnjëherë nuk ishte ndërmarr ndonjë hap parandalues e aq ma pak spektakolar ) Poashtu edhe tek taborri serb për të ringritur ndjenjat nacionaliste dhe gjoja poshtërimin që shqiptarët po ua bëjnë serbeve, si rezultat për të krijuar në efekt mobilizimin për të formuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Duke “nxehur” situatën, deklarimet nacionaliste në distancë të Vucic në njërën anë, mobilizoi gjithë akterët politikë serb në Kosovë si dhe ata serb në serbi, provokoi “largimin” nga qeveria të Listës serbe dhe krijimin e një anshëm të “Zajednicës”, ndonëse në anën tjetër përgjigjet nga taborri Kosovarë ishin mjaft jo serioze në reflektim, apo të balancuara me deklarime kundernacionaliste.

Vucic dhe Lista serbe kërkuan, që kinse për të shuar situatën e nxehtë, të shkarkohen zyrtar të lart në Kosovë, si ministri i punëve të brendshme dhe të tjerë. Për ta bërë këtë prapaskena e qeverisjes në Kosovë, apo skenaristi president Thaçi, krijoi një rast tjetër, duke përndjekur, arrestuar dhe “deportuar” shtetas Turk të cilët me leje punonin në Kosovë në shkollën të cilën edhe vet e kanë akreditu atë të “Mehmet Akif Colege” ku pretendohet që është financuar nga Fetulah Gulen, një lider i fraksionit i cili kishte organizuar Puqin ushtarak në Turqi kundër Presidentit kontravers të atjeshëm Erdogan.

Për këto skena askush nga niveli qeverisës në vend nuk merrte përgjegjësi dhe askush nuk pranonte se kishte njohuri për veprimet me këtë rast. Si kundër refleksion menjëherë u përdor ndëshkimi “Vucic” për të shkarkuar ministrin e punëve të brendshëm dhe drejtorin e AKI-së.

Ky veprim do të përdoret në serbi, për gjoja se shkarkimet ndodhen pasi këtë e kërkoj Vucic apo presioni serb lidhur me rastin Gjuriq, ndërsa në Kosovë do të arsyetohet kinse këto shkarkime skan të bëjnë aspak me rastin e parë por se me arrestimet e 6 shtetasve Turq dhe deportimin e tyre për ne Turqi pa përfillur rregullativen dhe legjislacionin vendor.

Tani kur qeveria Haradinaj përballet me presion të brendshëm dhe të jashtëm, Kaosi Politik ka marr përmasa të shpërqendrimit total të vëmendjes politike drejt zgjidhjes së problemeve socio-ekonomike, duke u marr më shumë me vetveten.

Ndonëse këto lojëra vazhdojnë të luhen dhe politikat e Kaosit përsëri po dominojnë, agjenda e brendshme e funksionimit dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve, për një kohe është lënë jashtë kësaj qeverisje të brishtë, ndonëse jetëgjatësia e saj nuk do të jetë afatgjate, porse edhe qeverisja që do të vije pas kësaj do të përballet me tema të njëjta dhe Kaos Politik.

Definimi i “Kaosit Politik” është : Krijo kaos, shpërqendro vëmendje , vepro në prapaskenë, mbijeto !/rajonipress/