ARKATANA

Çfarë politike na duhet?

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Artan Fuga – Thjesht fare, nuk ka nevojë për logjikë as formale as dialektike të Hegelit, as për gjeometrinë posteuklidiane të Rienmannit, as për metafizikë spinoziane, aq më pak për aritmetikë më shumë se ajo e Pitagorës.

Kush u kërkon të studiojnë politikat e Aristotelit me themel!

Kush pretendon të dinë utopitë e Thomas Morit!

Kush u thotë ikni se nuk dini parimet demokratike të Makiavelit?

Kush pret të thonë përmendësh tekstet e Qeverisjes Civile të Lokut, Hobsit a të Republikës Teologjike të Spinozës!

Kush pret analiza si të Rusoit mbi delegimin e pushteteve?

As merret me mend të kenë analiza mbi Monteskjenë! Uuu… është shumë!

Thjesht pak kulturë politike dhe dëshirë për t’i shërbyer vendit. Se mos do shumë mend!

Dy krahë politike që bazohen në vlera kundërshtuese por komplementare midis tyre dhe një skenë politike që lëkundet midis tyre me diapazone joçekuilibruese:

E djathta:

– Respekt total i pronës dhe i trashëgimisë

– Atdheu mbi gjithçka

Mobi Casa

– Trashëgimia kulturore dhe identitare si vlera kryesore për të ecur drejt progresit

– Nxitje e prodhimit të vlerave në të gjitha fushat

– Sistem politik me disa kate.

E majta:

– Prioritet shanseve të barabarta

– Universalizimi planetar si forcë progresi

– Modernizimi kulturor dhe teknologjik si prioritet

– Nxitje e rishpërndarjes për një presion të fuqisë blerëse mbi ekonominë

– Sa më pranë demokracisë direkte

Ja, kaq mo kaq!

As kaq?

Pse shumë është aq?

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.