Eko Higjiena

Celuliti luftohet me fruta dhe perime

/ 4 minuta lexim

Përgatiti: Blerta Mrishaj- Gjatë ditës konsumoni 1 kg fruta, nëse i merrni në formë macedonia, është tejet e rezultatshme pasi bëni edhe përzierje të frutave, duke i ngrënë deri në 5 herë në ditë.

Shmangni sheqernat shtesë, dhe ato me përmbajtje konservantësh

Ushqyerja është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes për sa i takon shëndetit të organizmit njerëzor, në këtë mënyrë edhe celuliti nuk bënë përjashtim

Menuja:

Mëngjesi: Në vend të qumështit dhe biskotës konsumoni më mirë bukë me vaj ose proshutë

Dreka: Makarona dhe shumë sallatë jeshile

Darka: Mish apo peshk, si dhe perime të papërpunuara

Gjatë ditës konsumoni 1 kg fruta, nëse i merrni në formë macedonia, është tejet e rezultatshme pasi bëni edhe përzierje të frutave, duke i ngrënë deri në 5 herë në ditë
Shmangni sheqernat shtesë, dhe ato me përmbajtje konservantësh

Fidanishtja

Të luftosh celulitin në mënyrë natyrale me fruta dhe perime është më se e mundur. Gjatë një diskutimi mbajtur në romë në kongresin ndërkombëtar të Estetikës, është rekomanduar kjo metodë. Pier Antonio Bacci, drejtuesi shkencor i kongresit dhe pedagog në Universitetin e Sienës, nga konsumi i këtyre përbërësve vjen një ndihmë e madhe se si në mënyrë natyrale mund të ktheheni në formë optimale.

Ushqyerja

Ushqyerja është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes për sa i takon shëndetit të organizmit njerëzor, në këtë mënyrë edhe celuliti nuk bënë përjashtim. Në fjalën e mbajtur në kongres profesori bëri publike një dietë e cila propozon disa varietete shumë domethënëse në mënyrë që të arrihet të ulet niveli i aciditetit dhe reduktimin e masës në këto pjesë. Në programin e përditshëm të propozuar nga doktori, nuk përjashtohet mishi dhe peshku, madje është pjesë e vakteve të darkës.

Ndryshimet e para, sipas doktor Baccit mund të vihen re brenda 10 ditësh, ndërsa efektet mund të jenë të dukshme brenda 30 ditëve. Sigurisht që më pak e pëlqyeshme do të jetë për opsionin “proshutë”, për në mëngjes, edhe pse e zëvendësueshme me vajin e ullirit, ashtu sikurse darka me bazë mishi dhe peshku. Në këtë rast është e mundshme që për ta të jetë e mundshme të evitohen yndyrnat dhe karbohidratet.

Perimet

Ndërkohë që një tjetër studim evidenton se edhe pse një element i domosdoshëm, rezulton se perimet të jenë të rrezikshme. Kjo të paktën konfirmohet nga një tjetër studim i kryer në Atlanta i cili evidenton se perimet me gjethe të mëdha, sikurse është spinaqi, mund të jenë shkak i helmimit të shkaktuar nga infeksione, sikurse është helmimi nga mishi i pulës.

Kështu duke marrë në konsideratë spinaqin, studiuesit shpjegojnë se -“në pjesën më të madhe të helmimeve ndodhin si shkak i pranisë së norovirus i pranishëm përgjatë rritjes”. Studimi është bazuar në kërkimet e bëra nga viti 1998 deri në 2008, një hark kohor ky që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë helmuar nga ushqimi 9.6 milionë e personave, teksa vdiqën 1500 persona. Kërkuesit kanë përndjekur ushqimet në 17 nëngrupe për të vlerësuar rrezikun. Në krye të klasifikimit të produkteve të rrezikshme janë pikërisht perimet me gjethe të gjerë, sikurse janë spinaqi dhe sallata, përgjegjëse për 23 përbërës të rrezikshëm, duke e ndjekur më pas nga qumështi, frutat dhe mishi i pulës, më pas edhe frutat e detit, shpeshherë të përcaktuar si rreziku numër një për shkaktim të helmimeve.