ARKATANA

Celina përfundimisht refuzon këtë kombëtare evropiane

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bersant Celina nuk do të jetë pjesë e Norvegjisë definitivisht.Edhe pse luajti disa ndeshje për reprezentacionin e Kosovës, Bersant Celina, futbollist i Manchester Cityt shihej si mundësi ende për përfaqësuesen norvegjeze.

Mirëpo, një – jo – të madhe definitive u ka dhënë babai i lojtarit, Edvar Celina, i cili në një intervistë për faqen VG u ka bërë të ditur këtë, transmeton borozani.

“Jo ai nuk do të jetë pjesë e Norvegjisë. Ju e keni nënçmuar atë, ndërsa Bersanti kërkon të luaj futboll. Nuk ka asgjë çfarë të zgjedhet më. Mjaft!” u ka thënë Edvar Celina.

“Kosova do të jetë pjesë e UEFA-së dhe FIFA-së në maj të këtij viti, ndërsa Bersanti do të luaj në kualifikime për Botërorin 2018 për Kosovën dhe nuk do të qëndrojë më rezervë në U-21 të Norvegjisë,” ka shtuar babai i lojtarit më tej.

Uji Dea

VG ka pyetur edhe ndihmësin me përvojë të përfaqësueses së Kosovës, që punon si staf teknik, Tord Grip.

“Do t’ju them qartë dhe thjeshtë që ai do të luaj për Kosovën. Ai ka luajtur shumë mirë ndaj Shqipërisë në ndeshjen e fundit për Kosovën dhe ai mund të luaj në disa pozita sulmuese, si në të dy krahët ashtu edhe prapa sulmuesit kryesor,” ka thënë Grip, që punon si staf teknik i përfaqësueses së Kosovës.

“Ai ka teknikë të mirë, shpejtësi, shut të mirë me të dyja këmbët,” ka shtuar ndër të tjera Grip.

Së fundi, Bersant Celina, ka qenë pjesë e ekipit të Manchester Cityt në përballje ndaj Sunderlandit si rezervë. Ai ende nuk ka debutuar në Premier Ligë, mirëpo ka luajtur disa herë në ndeshjet e Kupës./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.