ARKATANA

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Edon Zhegrova ka dhënë një intervistë për emisionin “Pasdita Sportive” në Radio Dukagjini, ku ka konfirmuar se do të largohet nga Lille në fund të sezonit, ndërsa është ndalur edhe tek lëndimi që ka aktualisht.

Ylli kosovar, thotë se e ka njoftuar Lillen, se nuk do ta vazhdojë kontratën.

“Është e vërtetë, e kam njoftuar klubin që nuk do të vazhdojë kontratën. Do të shikojmë verës çfarë do të ndodh, por klubi është i njoftuar që nuk do të vazhdojë kontratën,” u shpreh ylli i Kosovës.

Ai tregoi se ka disa klube që janë të interesuara për të dhe se të ardhmen do ta vendos pasi të mbyllet kampionati në Ligue 1.

GRANDEMALL

Tutje, Edon Zhegrova foli për fazën e rikuperimit pas lëndimit dhe mundësinë e tij për t’u rikthyer në fushë.

“Ka qenë një kohë e vështirë për mua, por besoj që kjo periudhë do të më bëjë më të fortë mentalisht. Po punoj fortë për t’u rikthyer edhe më i fuqishëm dhe po shfrytëzoj këtë kohë për të përmirësuar disa mangësi”, dekarloi Zhegrova.

Sa i përket mundësisë për të luajtur ndaj Islandës me Kosovën, ai u shpreh optimist, ndonëse është edhe në dyshim.

“Do të bëj maksimumin për t’u rikthyer dhe shpresoj ta arrij këtë synim. Nëse rehabilitimi shkon sipas planit, mund të jem gati në mes të marsit, por nëse jo, atëherë në fund të marsit. Ndaj Dortmundit nuk do të luaj në asnjërën nga ndeshjet”, nënvizoi Zhegrova. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.