Celina ftohet në ekipin e parë të Mancherster Cityt

Trajneri i Manchester City, Manuel Pellegrini, e ka ftuar Bersant Celinën në ekipin e parë për ndeshjen ndaj Sheffield Wednesday, e cila zhvillohet në kuadër të FA Cup.
Bersant Celina ka marr ftesën nga trajneri i Manchester City, Manuel Pellegrini, për ndeshjen e raundit të tretë në FA Cup, të cilën kampioni aktual anglez e luan në shtëpi kundër Sheffield Wednesday të dielën pasdite.
Këtë e ka konfirmuar babai i prizrenasit, Eduard Celina për televizionin norvegjez TV2. Por, ende nuk është e sigurt se a do të jetë në përbërjen e parë apo në stol, por gjasat janë shumë të mëdha që Bersantin do ta shohim në fushën e blertë së paku për 15-20 minuta.
Nëse Celina tregohet i mirë kundër Sheffiled edhe pse ndoshta nuk do t’i mjaftojë aq shumë kjo minutazhë, reprezentuesin kosovar pritet shumë shpejt ta shohim edhe në ndonjë ndeshje në Premierligës, sepse ky kampionat u jep shumë mundësi futbollistëve të rijnë e aq më shumë kosovarit që ka shkëlqyer te Man City në gjeneratat e reja U-18.