Çeku: Para gjyqit të popullit, UÇK-ja është fituese!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Agim Çeku duke e komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit ndaj Grupit të Drenicës, tha se pavarësisht vendimit të Gjykatës ata janë fitues.
Çeku, para deputetëve tha se më gjyqin e historisë jemi fitues të gjithë, duke aluduar në ata që dhanë kontribut për vendin duke qenë pjesë e UÇK-së, raporton gazetablic.com
“Para gjyqit të historisë ne jemi fitues, para gjyqit të popullit jemi fitues, edhe këta djem që janë denuar janë fitues”, tha ai.
Më tej ai ka kërkuar nga gjithë deputetët që janë në sallë që të ruhet UÇK-ja.
“UÇK është epokë, ta ruajmë atë se nuk ka gjyq që e dënon një epokë”, tha Çeku.
Seanca e jashtëzakonshme për UÇK-në, është duke vazhduar edhe më tej. /Gazetablic.com/