Rohde: Ndalimi i “Mirëdita, Dobar dan!” promovon nacionalizmin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar për ndalimin e edicionit të dhjetë të festivalit “Mirëdita, Dobar dan!” nga autoritetet e Serbisë.

Përmes një shkrimi në platformën X, ambasadori Rohde bëri të ditur takimin e tij me Kushtrim Koliqin nga organizata “IntegraNGO”, partneri i festivalit “Mirëdita, Dobar dan”.

Hidromorava

Rohde u shpreh se përkrahja e ndalimit promovon nacionalizmin, që nuk ka vend në kontinentin tonë.

“Sapo u takua me Kushtrim Koliqin nga ‘IntegraNGO’, partneri i festivalit ‘Mirëdita, Dobar dan!’, organizuar nga njerëzit të guximshëm nga Kosova dhe Serbia me fokus paqen dhe pajtimin. Autoritetet serbe ndaluan tani edicionin e tij të 10-të. Mbështetja e ndalimit po promovon nacionalizmin. Kjo nuk ka vend në Evropë”, shkroi Rohde.