Çeku: Jashtë listave ata që e panë luftën në televizor
Thotë se pasi ka ardhur në krye të Komisionit për verifikimin e kategorive të luftës, do të përpiqet që bashkë me bashkëpunëtorët të verifikojnë ata që vërtet kanë qenë pjesëmarrës, për të hequr nga lista ata që e kanë parë luftën në televizor.
Agim Çeku në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” ka vlerësuar se ky për të është obligim i natyrshëm, pasi që një periudhë ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Thekson se nuk i frikësohet ndonjë riformatimi të qeverisë, sepse ministria e FSK-së është njëra prej më të suksesshmeve në Qeverinë Thaçi. E ndërkohë, ai ka thënë se raportet e Partisë Socialdemokrate të Kosovës, që e drejton, me partinë e kryeministrit Thaçi janë të mira.