UBT

Canaj: Kadrush Kurti u trajtua në mënyrë profesionale dhe të duhur

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan- Udhëheqësit spitalor në Gjilan nuk pajtohen me konstatimet e Basri Lenjanit se pacienti Kadrush Kurti nga Bresalci i Gjilanit pa nevojë ishte dërguar në QKUK. Begush Canaj mjek kujdestar në emergjencë thotë se Kadrushi është trajtuar shpejt dhe saktë dhe ka qenë i domosdoshëm transferimi për në QKUK për shkak të plagëve në kokë. Edhe pacienti Kadrush Kurti për rajonipress tha se në Gjilan është trajtuar mirë.

Nga 23122 raste të trajtuara në emergjencën e Gjilanit vetëm 176 prej tyre janë transferuar për në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës(QKUK).

Megjithatë ky rezultat i lakmueshëm për çdo qendër tjetër shëndetësore nuk e ka kënaqur Basri Lenjanin drejtor në QKUK i cili kishte akuzuar emergjencën e Gjilanit se po dërgon atje raste të panevojshme, duke e lidhur këtë me rastin e pacientit Kadrush Kurti nga Bresalci i cili kishte pësuar plagë në kokë gjatë punimeve në një bunar.

Stafi i emergjencës në Gjilan që udhëhiqet nga Enver Murtezi, Imet Rrahmani e Begush Canaj janë të befasuar me vlerësimin e Lenjanit.

Begush Canaj mjek kujdestar i cili ka kontrolluar pacientin Kadrush Kurti tha për rajonipress se rasti i Kurtit ka qenë i rëndë për trajtim, por pavarësisht plagëve ne kemi bërë maksimumin që pacientin ta mbajmë nën kontroll dhe ta transferojmë me kohë në QKUK , meqë janë disa incizime të thella që nuk i posedon emergjenca e Gjilanit.

Canaj thotë se dërgimi i pacienti Kurti në QKUK ka qenë i domosdoshëm dhe është dërguar në kohën e duhur dhe për trajtimin e mirë, të shpejt dhe profesional kemi marrë mbështetje edhe nga vetë familjarët e pacientit sqaroj Canaj.

Eco Higjiena

Ndërkaq Abdylatif Latifi drejtor në spitalin e Gjilanit tha se puna që bëjnë mjekët në repartin e emergjencës është për lakmi. “Është një ekip që punën e bënë me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë”.

Edhe Latifi tha se vlerësimet e Basri Lenjanit janë të paqëndrueshme sepse mjekët e emergjencës kanë ndërmarrë hapat më të mirë të mundshëm dhe gjithnjë në të mirë të jetës dhe shëndetit të pacientit.

Basri Lenjani drejtor në QKUK i kontaktuar nga rajonipress tha se nuk kanë të drejtë emergjenca e Gjilanit. “Pacienti ka ardh i papërgatitur, pa ekzaminimet e nevojshme, pa asnjë anlaizë të duhur. Kjo është ikje nga përgjegjësia dhe ata duhet të kuptojnë se munden edhe vet t`i kryejnë disa incizime brenda spitalit të Gjilanit” tha Lenjani.

Edhe pacienti Kadrush Kurti i kontaktuar nga rajonipress tha se në emergjencën e Gjilanit është pritur jashtëzakonisht mirë dhe i është dhënë ndihma e duhur.”Nuk e di çfarë kanë deklaruar ata të Prishtinës, por sikur të ishin ata të Prishtinës në nivel me mjekët në Gjilan vërtet do të isha shumë i lumtur” tha Kurti.

Kurti ka falënderuar mjekët kujdestar të emergjencës për përkushtimin e tyre që kanë bërë ditën kritike ku siç tha ai ka shkuar pa vetëdije dhe me dëmtime të rënda në kokë./rajonipress/