Cana paralajmëron kundërshtarët në ‘Euro 2016’
Kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana favorizon Francën për ta kaluar si e para Grupin A në Kampionatin Evropian.
Mirëpo, ikona e futbollit shqiptar ua ka bërë me dije francezëve, por edhe Zvicrës e Rumanisë se nuk do ta kenë aspak të lehtë ta kalojnë ekipin e tij kuq e zi.
“Franca është favorite për ta fituar grupin. Kur luan në shtëpi, skuadra frenceze i fiton gjithmonë ndeshjet. Sa i takon Shqipërisë, në futboll çdo gjë është e mundur. Kemi përparuar si skuadër dhe këtë e konfirmojnë fitorja dhe barazimi ndaj Francës në miqësoret e fundit. Lojtarët tanë po rriten. Kemi një grup solid dhe që nuk ka pësuar shumë gola”, ka ka deklaruar Cana për L’quipe.


