RCCOLA

Cana: Futbollistët e menduan largimin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mesfushori shqiptar i Lazios, Lorik Cana, ka thënë se të gjithë futbollistët e skuadrës së tij menduan të largoheshin nga klubi, pas situatës së krijuar së fundmi tek skuadra.

Një ditë më parë, presidenti i klubit, Claudio Lotito kishte paralajmëruar se janë disa lojtarë që nuk mund ta përballojnë më situatën në klub.

“Presidenti nuk e ka thënë se të gjithë duan të largohen, por që është një situatë që çdo futbollist e ka menduar këtë në kokën e tij”, ka thënë Cana.

“Nëse nuk gjenden zgjidhje, nuk ka asnjë lojtar që nuk do të donte të largohej. Është e vështirë të luash në këtë mënyrë dhe këtë e dimë të gjithë”, tha Cana.

Uji Dea

Reprezentuesi shqiptar më pas foli edhe për ndeshjen e fituar ndaj Parmës, duke e komentuar kontestimin e tifozëve në drejtim të kryesisë së klubit.

“Ne jemi këtu për të qenë profesionistë dhe e bëjmë punën tonë. Më pas, çdo futbollist i bën zgjedhjet e tij”, ka theksuar Cana.

Ai ka konfirmuar se nuk ka kërkuar të largohet, pasi thotë se bën pjesë në një klub me histori të madhe dhe se është krenar që luan në Lazio.