Cana: Fitorja për popullin shqiptar
Lorik Cana ia dedikon fitoren kundër Portugalisë gjithë popullit shqiptar.Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, u shpreh i lumtur me fitoren e madhe të shënuar kundër Portugalisë.
Këtë triumf, Loriku ia dedikon gjithë popullit shqiptar, që sipas tij, gjithmonë ka treguar mbështetje për Kombëtaren.
“Jam shumë i lumtur për shtetin tim dhe gjithë popullin tim, pasi që ata na mbështesin shumë dhe shikojnë të gjitha ndeshjet e Kombëtares dhe kjo fitore u dedikohet atyre”, deklaroi Cana.