Cana 200 ndeshje në Ligue 1
200 ndeshje në Ligën e Parë franceze. Kjo statistikë i përket Lorik Canës, i cili luajti për 90 minuta në takimin Monaco – Nantes 1-0, që u zhvillua në stadiumin Luigji i Dytë, ndërsa Emir Lenjani qëndroi gjatë gjithë kohës në stolin e rezervave.
Prania në qendër të mbrojtjes të kapitenit të Shqipërisë nuk e ndihmoi Nanten të shmangte humbjen e dytë radhazi në kampionat, edhe pse paraqitja e 33-vjecarit ishte e një niveli të kënaqshëm.
Goli që vendosi fatin e këtij takimi u shënua nga Pasalic në minutën e 43-të. Pavarësisht përpjekjeve të miqve për të barazuar shifrat, rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit.


