Çaji jeshil, disa momente kur duhet të bëni kujdes me përdorimin

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji- Gratë shtatzënë dhe në gji, çaji jeshil rekomandohet të konsumohet në doza të vogla. Nuk pihen më shumë se 2 filxhanë çaji jeshil. Kafeina kalon tek qumështi i nënës dhe mund të ndikoje negativisht tek fëmija.
2. Anemia- Tek pacientët me anemi, pirja e çajit jeshil e përkeqëson situatën për shkak se çaji jeshil ul përthithjen e hekurit nga ushqimet.
3. Çrregullime ankthi – Për shkak të pranisë së kafeinës, konsumi i çajit jeshil e përkeqëson situatën tek pacientët që vuajnë nga çrregullime ankthi.
4. Diarreja – Prania e kafeinës në çajin jeshil, kur merret në sasi të mëdha mund ta përkeqësojë diarrenë.
5. Glaukoma – Konsumi i çajit jeshil tek pacientët që vuajnëe nga glaukoma çon në rritje të tensionit intraokular.
6. Tensioni i lartë – Prania e kafeinës tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni mund ta përkeqësojë situatën.